LAJMI I FUNDIT:

Beteja e partive për komunat e mëdha

Beteja e partive për komunat e mëdha

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është duke punuar maksimalisht që në zgjedhjet e 22 tetorit “të mos i rrëshqasë nga duart” komuna e Prizrenit, komuna e dytë më e madhe në vend, ndonëse pritet që konkurrencë të fortë për këtë komunë ta kenë Hatim Baxhakun e LDK-së dhe Mytaher Haskukën e “Vetëvendosjes.

Jo pak vota në Prizren pretendon se do t’i marrë edhe kandidati i Nismës, Zafir Berisha”, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Një pjesë e partisë së Veselit gjatë fushatës zgjedhore pritet “të zhvendoset” edhe në Mitrovicë, ku nëpërmjet kandidates Valdete Idrizi synojnë ta rikthejnë këtë komunë.

Fitoren në Mitrovicë e pretendojnë edhe kryetari aktual, Agim Bahtiri, Fehmi Ferati nga lëvizja “Vetëvendosje”, si dhe Safet Kamberi nga LDK-ja.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) përpos komunave të mëdha ka synim ta ruajë fitoren në Anamoravë.

Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, ka thënë se kjo parti i ka në prioritet të gjitha komunat për t’i fituar zgjedhjet.

Megjithëkëtë, ai ka thënë se sigurisht që rëndësia e disa komunave është pak më e madhe.

“Këtë rast mund të them, po flas për komuna të mëdha, mirëpo përqendrimi do të jetë edhe në ato komuna ku tradicionalisht LDK-ja i ka fituar zgjedhjet që prej ditëve të para”, ka bërë të ditur ai.

Rugova ka shtuar se do të ketë angazhim shtesë të LDK-së në Prizren e në Mitrovicë në mënyrë që të rikthehen si komuna. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Milatoviq injoroi takimin me presidenten Osmani, reagon ish-kryediplomati malazez

Milatoviq injoroi takimin me presidenten Osmani, reagon ish-kryediplomati malazez

Lajme
​Martesat e gjinisë së njëjtë: “Ata që s’pajtohen të ballafaqohen me veten

​Martesat e gjinisë së njëjtë: “Ata që s’pajtohen të ballafaqohen me veten"

Lajme
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Lajme
Nga Kamenica në SHBA, vajza që po hulumton detektimin e hershëm të kancerit

Nga Kamenica në SHBA, vajza që po hulumton detektimin e hershëm të kancerit

Lajme
Si i zbuluan ushtarët britanikë “Dhomat e tmerrit” në Prishtinë

Si i zbuluan ushtarët britanikë “Dhomat e tmerrit” në Prishtinë

Lajme
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Politikë
Kalo në kategori