LAJMI I FUNDIT:

Pas kritikave, Ed Sheeran i rikthehet Twitterit

Pas kritikave, Ed Sheeran i rikthehet Twitterit

Ed Sheeran ka aktivizuar llogarinë e tij në “Twitter”, pas një shkëputje të shkurtër.

Këngëtari anglez 26-vjeçar ka alarmuar fansat ditën e hënë pasi llogaria e tij në “Twitter” nuk ekzistonte.


Lajmet e fundit nga Ed Sheeran
Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga Ed Sheeran

Këngëtari vendosi të fshihte profilin e tij pas reagimeve të fansave lidhur me paraqitjen e tij të parë si aktor në “Game Of Thrones”.

Ai është rikthyer sërish, por postimet e tij para 23 prillit 2015 janë fshirë dhe ndjekësit e tij kanë rënë nga 19 milionë në 15.2 milionë. /TCH/Telegrafi/