LAJMI I FUNDIT:

Chelsea fiton 123 milionë funte nga shitjet vetëm për gjashtë muajt e parë të 2017

Chelsea fiton 123 milionë funte nga shitjet vetëm për gjashtë muajt e parë të 2017

Chelsea ka bërë një fitim të pabesueshëm prej 122.9 milionë funteve në shitjet e lojtarëve në gjashtë muajt e parë të vitit 2017 dhe shifra pritet të rritet pas hapjes së afatit kalimtar më 1 korrik.

Nathan Ake është lojtari i fundit që u transferua nga Chelsea te Bournemouth në një marrëveshje prej 20 milionë funtesh, pasi u kthye në klub, ku kaloi gjashtë muaj të suksesshëm në huazim sezonin e kaluar.


Nemanja Matic dhe Diego Costa pritet të ndjekin bollëkun e lojtarëve që kanë lënë Stamford Bridge dhe kjo dyshe mund të sjellin 80 milionë funte së bashku.

Zyrtare: Bournemouth thyen rekordin e klubit për transferimin e Ake (Foto)
Lexo po ashtu Zyrtare: Bournemouth thyen rekordin e klubit për transferimin e Ake (Foto)

Chelsea filloi vitin 2017 duke shitur mesfushorin Oscar për një shifër prej 52 milionë funteve në SIPG Shanghai para se të dërgonte Patrick Bamford përsëri në klubin e tij të mëparshëm Middlesbrough për gjashtë milionë funte, përcjell Telegrafi.

Juan Cuadrado më pas u largua pasi marrëveshja e tij kolektive trevjeçare u shndërrua në një marrëveshje të përhershme në Juventus falë një klauzole në marrëveshje, duke fituar Chelsea edhe 17.2 milionë funte tjera.

Zyrtare: Liverpooli merr Solanken nga Chelsea
Lexo po ashtu Zyrtare: Liverpooli merr Solanken nga Chelsea

Newcastle United vendosi opsionin e tyre për të nënshkruar me Christian Atsu në një marrëveshje të përhershme për 6.2 milionë funte, ndërsa Asmir Begovic u largua për 10 milionë funte në Bournemouth.

Bertrand Traore përfundoi te Lyoni për vetëm  8.8 milionë funte, por Chelsea vendosi një klauzolë ri-blerjeje në marrëveshje për ta bërë atë të vlefshme. Liverpool gjithashtu nënshkroi me ish-lojtarin e Chelseat, Mohamed Salah për 39 milionë funte nga Roma dhe Blutë fituan 10% të fitimit të klubit italian, i cili arriti në shifrën prej 2.7 milionë funte.

Chelsea me 95 milionë funte i zyrtarizon dy transferime brenda 48 orëve
Lexo po ashtu Chelsea me 95 milionë funte i zyrtarizon dy transferime brenda 48 orëve

Dominic Solanke përfundoi kontratën me Chelsean duke u bërë një transferim i lirë, por Blutë e kanë dërguar në gjykatë kalimin e tij te Liverpooli, duke kërkuar 10 milionë funte pasi katër golat e Solankes e ndihmuan Anglinë të fitonte Kupën e Botës U-20.

Afati kalimtar i transferimeve të verës nuk hapet zyrtarisht deri nesër (shtunë), por Chelsea mund të bëjnë shitje të mëtejshme në muajt e ardhshëm. Chelsea pritet të ri-investojë paratë e fituara nga shitjet e lojtarëve në mesfushorin e Monacos, Tiemoue Bakayoko dhe mbrojtësin e Juventusit, Leonardo Bonucci. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Ndërkombëtare
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Gjest i shëmtuar nga tifozët e Atletico Madridit, Nico Williams ndalon lojën në gjysmë për shkak të koreve raciste

Gjest i shëmtuar nga tifozët e Atletico Madridit, Nico Williams ndalon lojën në gjysmë për shkak të koreve raciste

La Liga
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Kalo në kategori