LAJMI I FUNDIT:

Kriza e migrantëve, Italia i jep ultimatum BE-së

Kriza e migrantëve, Italia i jep ultimatum BE-së

Bashkimi Evropian do të ndërmarrë hapa urgjentë për të ndihmuar Italinë për t’u përballur me valën e madhe të migrantëve nga Afrika.

Autoritetet në Romë njoftuan më herët Brukselin se nuk mund të përkujdesen më për migrantët dhe për këtë arsye do të ndalojnë anijet me të cilat vijnë përmes Detit Mesdhe.

Nga janari në Itali kanë ardhur më shumë se 80.000 migrantë, gjë e cila ka shkaktuar drojë te popullsia dhe ka ngritur tensione në vend.

Liderët e BE-së të premten e kaluar po ashtu vlerësuan se vala e shtuar e migrantëve nga Afrika në Itali është “sfidë e madhe” , ka thënë një përfaqësues i KE-së.

Ai ka thënë se BE-ja do të japë mjete shtesë financiare për Italinë, në mënyrë që autoritetet në Romë të ndalojnë krizën e re me migrantë, shumica e të cilëve në këtë vend sillen përmes rrjetit të krimit të organizuar.

Italia ka paralajmëruar partnerët në BE se situata është serioze dhe Evropa nuk mund t’ia kthejë shpinën dhe të shikojë në anën tjetër, pasi që nëse vazhdon kriza rrezikohet ardhja e 200.000 migrantëve afrikanë deri në fund të vitit, transmeton KosovaPress.

Në trend Botë

Më shumë
Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelensky: Në Zvicër do të shkruhet historia

Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelensky: Në Zvicër do të shkruhet historia

Botë
Publikohen rregullat për të cilat Biden dhe Trump kanë rënë dakord për të zhvilluar debatin e parë midis tyre

Publikohen rregullat për të cilat Biden dhe Trump kanë rënë dakord për të zhvilluar debatin e parë midis tyre

Botë
Forcat ukrainase sulmojnë aeroportin ushtarak në Rusi

Forcat ukrainase sulmojnë aeroportin ushtarak në Rusi

Botë
Tetë ushtarë izraelitë vriten brenda Gazës në një nga incidentet më vdekjeprurëse për forcat e Izraelit

Tetë ushtarë izraelitë vriten brenda Gazës në një nga incidentet më vdekjeprurëse për forcat e Izraelit

Botë
Scholz tregon se pse Gjermania nuk do t’i vendos sanksione të reja Rusisë sikurse SHBA-ja dhe Britania

Scholz tregon se pse Gjermania nuk do t’i vendos sanksione të reja Rusisë sikurse SHBA-ja dhe Britania

Evropa
Aeroplani luftarak rus futet në hapësirën ajrore të Suedisë

Aeroplani luftarak rus futet në hapësirën ajrore të Suedisë

Evropa
Kalo në kategori