LAJMI I FUNDIT:

Dasma e kushërirave e solli Rita Orën në Shqipëri (Foto)

Dasma e kushërirave e solli Rita Orën në Shqipëri (Foto)

Rita Ora ka arritur dje në Tiranë.

Kështu së paku ka lënë të kuptohet këngëtarja shqiptare, e cila ka publikuar në rrjetet sociale disa fotografi prej Shqipërisë.


Ora do të marrë pjesë në martesën e një prej kushërirave të saj, ndërsa është e shoqëruar nga familjarët, transmeton Telegrafi.

Në një prej imazheve shihet edhe nëna e këngëtares, Vera Sahatçiu e cila duket tejet elegante.

Ndryshe, ditë më parë Rita solli këngë e re të titulluar “Your Song”, ku deri më tani është shikuar mbi 4.5 milionë herë në YouTube. /Telegrafi/