Sipas medieve italiane, Interi janë të gatshëm për të përgatitur një ofertë prej 70 milionë euro për yllin e Monacos, Kylian Mbappe.
Tuttosport dhe Fox Sports Italia në numrin e saj të ri theksojnë se Nerazzurrët janë të gatshëm për goditur me transferimin e të riut dhe e shohin atë si një partner ideal sulmi për kapitenin Mauro Icardi.
Gazeta me bazë në Torino këmbëngul se kontakti tashmë është bërë me drejtorët e Monacos që kanë filluar negociatat, përcjell Telegrafi.
Ende vetëm 18 vjeç, Mbappe tashmë ka dy paraqitje për ekipin e parë kombëtar të Francës dhe luajti si një veteran për skuadrën e tij në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Ai shënoi dy gola në fitoren 3-2 në udhëtim te Borussia Dortmund këtë jave, duke arritur statistika mahnitëse në sezonin e tij të parë deri më tani me 21 gola dhe 11 asistime në vetëm 34 ndeshje zyrtare.
Megjithatë, ndërsa Interi janë të etur për të marrë talentin më të ‘ndeztë’ të momentit në futbollin evropian, kostoja e operacionit do të jetë së paku 70 milionë euro.
Kjo është teknikisht në kuadër të kompetencave të gjigantëve nga San Siro, pasi pronarët kinez, Suning Group, nuk janë të frikësuar për shpërndarje të hollash.
Ata tashmë kanë blerë Joao Mario nga Sporting CP verën e kaluar për 40 milionë euro dhe njeriun e bankinës Gabriel ‘Gabigol’ Barbosa për 29.5 milionë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona
Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë
Fabregas mbajti fjalën, dërgon në Ibiza të gjithë skuadrën e Comos pas kalimit në Serie A
Ylli i Spanjës humb Euro 2024 shkaku i lëndimit
"Chelsea nuk gaboi me largimin e Havertz, gaboi me Kovacicin" - legjenda franceze analizon gabimet e ish klubit të tij
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë