LAJMI I FUNDIT:

Në Paris do të vendoset fati i liqenit të Ohrit (Video)

Në Paris do të vendoset fati i liqenit të Ohrit (Video)

UNESCO kishte dërguar një ekip për monitorimin e gjendjes së liqenit të Ohrit, të cilët kanë mbikqyrur pasurinë natyrore dhe kujdesin e autoriteteve për këtë pasuri të Maqedonisë që tani është nën mbrojtjen e kësaj organizate ndërkombëtare, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Anja Sidorenko, njëra nga ekspertet që kanë hetuar kushtet dhe kujdesin ndaj liqenit të Ohrit, ka thënë “Ohri nuk do ta humb statutin ‘Qyteti i UNESCO-s’por nuk do të jetë çudi nëse futet në listën e qyteteve që janë të rrezikohen nga shkelja e vlerave natyrore.” tha mes tjerash Sidorenko.


Ky komision ka hetuar edhe projektet qeveritare dhe disa prej tyre janë shënuar si rrezik për natyrën në këtë qytet.

Vendimi për liqenin e Ohrit do të merret në asamblenë vjetore të UNESCO-s në Paris në muajin e ardhshëm./Telegrafi/