LAJMI I FUNDIT:

‘Egjeli’ vjen në muajin mars në gjirafa.com (Foto/Video)

‘Egjeli’ vjen në muajin mars në gjirafa.com (Foto/Video)

Gjirafa.com dhe trupa teatrale e grupit të komedianëve ‘Stupcat’ kanë zgjeruar bashkëpunimin.

Në fakt, tash e tutje të gjitha xhirimet filmike të komedianëve do të publikohen në ueb-faqen gjirafa.com dhe për të gjithë keqpërdoruesit do të ketë dënime të rënda.


Kështu ka thënë Mërgim Cahani, pronari i faqes pas arritjes së bashkëpunimit me ‘Stupcat’, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu është bërë e ditur se në muajin mars fillojnë edhe xhirimet e reja episodike të serialit filmik ‘Egjeli’.

Ndryshe, treshja e ‘Stupcave’ mund t’i shohin në serialin e mirënjohur kosovar ‘O sa mirë’. /Telegrafi/