Si asnjëherë më parë, disa nga martesat e të famshmëve, por jo vetëm, kanë qenë mjaft prezente në media.
Mediat kanë ndjekur me detaje disa nga martesat e për çudi ato më të përfolurat ishin martesat e djemve të këngëtarëve por edhe ajo e djalit të kryeministrit Isa Mustafa.
Në vazhdim ju prezantojmë me Martesat e vitit 2016.
Teuta Krasniqi – Adonis Morina
Që në fillim të vitit 2016, të gjithë i kishte befasuar lajmi për martesën e aktores Teuta Krasniqi dhe trajnerit të fitnesit Adonis Morina. Muaj janar i vitit që e lëmë pas ishte pikërisht koha kur ajo ishte martuar me Adonisin. Nga dasma e tyre nuk kishte as edhe një fotografi duke e mbajtur kështu ceremoninë larg syrit të pulikut. Ajo bashkë me Adonisin kanë sjell në jetë vajzën e tyre.
Besart Halimi – Ilirjana Podrimaj
Edhe këngëtari Besart Halimi, i ka dhënë fund beqarisë këtë vit.
Ai ëshë martuar në muajin maj me të dashuren e tij Ilirjana Podrimaj me të cilën ishte në një lidhje që një kohë të gjatë.
Edhe në martesen e tyre nuk munguan figura të njohura publike nga jeta artistike. Besarti dhe Jana tani po presin që në vitin 2017 të behen përindër për herë të parë.
Kristela Gjokaj – Agon Abdullahu (NOGA)
Në fillim u përfol fejesa e tyre më pas edhe ceremonia e dasmës për të cilën u tha se ishte një nga më luksozet në showbiz. Ceremonia e dasmës së Kristelës dhe reperit Noga, vërtët ishte ashtu siç ishte përfolur, por si për ironi martesa e tyre nuk zgjati shumë dhe çifti u nda, duke u bërë martesa më e shkurtër në showbizin shqiptar. Ata u martuan më 17 qershor 2016, por 20 ditë më vonë u ndanë.
Kushtrim Behluli – Learta Jakupi (Djali dhe reja e Shyhrete Behlulit)
Nuk ishin personazhe publike, por për një moment u bën të njohur dhe më të përfolurit, e gjitha kjo për dasmën e tyre e cila mori gjithë vëmendjen mediatike në Kosovë e Shqipëri.
Djali i këngëtares Shyhrete Behlulit, Kushtrmi u bë i njohur bashkë me nusen e tij Learten, ndërsa përcilleshin në çdo hap që bënin nga organizimi e deri te ceremonia e dasmës por edhe pas saj.
Ndërsa pas dasmës u përfol e u komentua në mënyra të ndryshme për ditë të tëra, hedhja e parave nga bashkëshorti i Shyhretes kur ajo po kërcente me renë e saj.
Çifti u përcjellën me shkrime në media edhe në muajin e tyre të mjalit dhe vazhdojnë të jenë prezent edhe sot.
Mark Marku- Nora Muqaj
Këngëtari shqiptar Mark Marku, i cili ishte bër i njohur nga suksesi i tij në X-Factor në Kroaci, kishte bër publike lidhjen e tij me këngëtaren kosovare Nora Muqaj në vitin 2014.
Pas një lidhje të gjatë ata vendosën që dashurinë ta kurorëzojnë me martesë në nëntor të 2016, me këtë rast pagëzuan edhe djalin e tyre i cili kishte ardhur në jetë në muajin dhjetor të vitit 2015.
Besnik Mustafa – Edita Bajrami (Djali dhe reja e kryeministrit Isa Mustafa)
Një nga dasmat e cila u bë në muajin nëtor ishte edhe ajo mes Besnik Mustafës dhe Edita Bajramit.
Dasma e tyre u përfol në media pasi dhëndrri ishte djali i kryeministrit Isa Mustafa.
Edhe pse jo si të tjerat edhe kjo dasmë bëri “bujë” në media, vallëzimi i kryeministrit në dasmën e djalit ishte pjesa më e mirë e ceremonisë së martesës, shkruan magazina.al.
Albatrit Muqiqi – Egzona Bajrami
Martesa e këngëtarit Albatrit Muqiqit me Egzona Bajramin, ishte më e fundit e këtij viti e cila u mbajt më 11 nëntor.
Dasma kishte të ftuar shumë figura publike dhe u mbajt në një nga ambientet më luksoze në kryeqytet.
Derisa viti 2016 çiftit i sjelli martesën, viti 2017 do t’i sjellë dhuratën më të bukur pasi Albatriti dhe Egzona po presin të bëhen prindër shumë shpejt.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços
Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip
Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës
Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit