Muzika ka evoluar, dhe bashkë me të edhe shija e publikut. Nëse vite më parë duhej një këngë e bukur dhe me tekst të fuqishëm që të garoje në një festival, tanimë nuk është fare e nevojshme. Mjafton që kënga të jetë ritmike dhe e kapshme për publikun, dhe suksesi do të jetë i garantuar.
Megjithatë, sido që të jetë mund të themi se ka ende këngë të mirëfillta në tregun shqiptar, të cilët bëjnë sadopak tendencë me tekstet e tyre të bukura.
Portali “TeksteShqip”, i cili tash e disa vite merret me shkrimin dhe vlerësimin e teksteve muzikore, edhe këtë vit ka përzgjedhur 10 tekstet më të pëlqyera nga publiku.
Për vitin 2016, teksti më i pëlqyer del të jetë ai i këngës “Era” nga grupi Gjurmët dhe MC Kresha, pasuar më pas nga teksti “Kam nevojë” i Alban Skënderajt, e deri tek “Nëntori” i Arilena Arës.
Ky çmim është ndarë pë tre vite rresht, dhe gjithmonë ka pasur juri, gjersa organizatorët këtë vit kanë vendosur që gjithçka t’ia lënë në dorë publikut. Ata me votat e tyre dhe kanë zgjedhur fituesit, dhe organizatorët shprehen se është hera e parë që një këngë e zhanrit hip-hop arrin që të futet në listë, madje të rrëmbejë edhe çmimin, por kjo falë tekstit të bukur që ka.
“Era” e cila këtë vit erdhi si një remiks interesant, një përzierje mes baladës, rrymës alternative dhe hip-hopit, ka një tekst mjaft të bukur, i cili është shkruar nga grupi i njohur Gjurmët vite më parë, gjersa është ‘plotësuar’ nga reperi MC Kresha këtë vit.
Organizatori i kësaj iniciative Plarent Nasto shprehet se ndjehet i lumtur që publiku ende i do këngët që kanë vargje domethënëse, edhe pse përzgjedhja për 10 tekstet më të bukura të vitit, po bëhet çdo herë e më e vështirë
Kjo është lista e 10 teksteve më të pëlqyera nga publiku për vitin 2016:
1. “ERA” (Teksti: MC Kresha & Gjurmët, Këndojnë: MC Kresha & Gjurmët)
2. “KAM NEVOJË” (Teksti: Alban Skënderaj, Këndojnë: Alban Skënderaj Ft. Elinel)
3. “NËNTORI” (Teksti: Lindon Berisha, Këndon: Arilena Ara)
4. “MA THUAJ TI” (Teksti: Rozana Radi, Këndon: Rozana Radi)
5. “AJËR” (Teksti: Elgit Doda, Këndon Elgit Doda)
6. “DUAM” (Teksti: Flori, Këndon: Tuna)
7. “M” (Teksti: Gjiko, Këndon: Zanfina Ismaili)
8. “VENDI IM” (Teksti: Eliza Hoxha, Këndon: Eliza Hoxha)
9. “GJYSMA IME” (Teksti: Alex, Këndon: Rezarta Shkurta)
10. “SHIU” (Teksti:Yll Limani, Këndon: Yll Limani)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother
Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë
Në Big Brother miq të ngushtë, por Efi tani thotë se nuk do t'i flasë kurrë më Luiz Ejllit
"Kush është ai artist para Allahut", bëhet virale një video e Feros në rrjetet sociale
Nemo i Zvicrës thyen trofeun e Eurovisionit, vetëm pak minuta pasi u kurorëzua fitues
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron