LAJMI I FUNDIT:

Këta futbollistë prijnë listën e golashënuesve në pesë ligat kryesore (Foto)

Këta futbollistë prijnë listën e golashënuesve në pesë ligat kryesore (Foto)

Edinson Cavani është futbollisti me më shumë gola të shënuara në pesë ligat kryesore evropiane.

Sulmuesi i Paris Saint Germain ka arritur të shënoj plot 16 gola deri më tani në 17 ndeshje të luajtura në Ligue 1, duke prirë listën e golashënuesve në ligat kryesore evropiane.

Pas Cavanit vjen sulmuesi i Borussia Dortmund, Pierre-Emerick Aubameyang, i cili ka shënuar 15 gola në Bundesliga, ndërsa pas tij renditet Diego Costa i Chelseat, që prinë në Ligën Premier me 13 gola të shënuara, shkruan Telegrafi.


Skuadrat me më shumë gola këtë sezon në pesë ligat kryesore evropiane (Foto)
Lexo po ashtu Skuadrat me më shumë gola këtë sezon në pesë ligat kryesore evropiane (Foto)

Serie A është kampionati që ka momentalisht dy lider në listën e realizatorëve, me Mauro Icardin e Interit dhe Edin Dzekon e Romës që kanë shënuar nga 12 gola deri më tani.

Në La Liga është magjiku Lionel Messi që prinë listën e golashënuesve me 11 gola të shënuara deri më tani në kampionatin spanjoll. /Telegrafi/

Ligue 1: Edinson Cavani – 16 gola

cavani

Bundesliga: Pierre-Emerick Aubameyang – 15 gola

auba

Liga Premier: Diego Costa – 13 gola

costa

Serie A: Mauro Icardi & Edin Dzeko – 12 gola

icardi

dzeko

La Liga: Lionel Messi – 11 gola  

messi