LAJMI I FUNDIT:

Pas martesës, Albatriti i futet punës për këngën e re (Foto)

Pas martesës, Albatriti i futet punës për këngën e re (Foto)

Këngëtari Albatrit Muçiqi ka qenë mjaft i komentuar kohëve të fundit, kjo për shkak të interesimit që ngjalli martesa e tij me Egzona Ibrahimajn.

Gjithçka ka shkuar më së miri, gjersa lajmi më i bukur ka qenë ai kur këngëtari pohoi se shumë shpejt pret të bëhet baba.


Martohet Albatrit Muçiqi, kjo është fotografia e parë si dhëndër bashkë me nusen (Foto)
Lexo po ashtu Martohet Albatrit Muçiqi, kjo është fotografia e parë si dhëndër bashkë me nusen (Foto)

Ka pak ditë që ceremonia martesore ka përfunduar, gjersa tani Albatriti i është kthyer punës dhe normalitetit, madje ka bërë të ditur se ka nisur punën për realizimin e projektit të ri.

Ai ka publikuar në Instagram Story një fotogradi, ku ka treguar se kënga e tij e re është ende në fazën e përpunimit.

albatrit
Albatrit Muçiqi paralajmëron këngën e re përmes kësaj fotografie. Foto nga Instagram Story.

“Në proces, kënga e re për 2016-tën, vjen shumë shpejt”, kanë qenë fjalët e këngëtarit në mbishkrimin e fotos.

Kjo është vetura e re e Albatrit Muçiqit (Foto)
Lexo po ashtu Kjo është vetura e re e Albatrit Muçiqit (Foto)

Përndryshe, projekti itij i fundit në muzikë mbetet bashkëpunimi me Erik Lloshin, kënga “Ajo ka faj”, e cila është pritur mirë nga fansat e të dy këngëtarëve. /Telegrafi/