LAJMI I FUNDIT:

Mel Gibson në qendër të vëmendjes me filmin e ri

Mel Gibson në qendër të vëmendjes me filmin e ri

Kanë kaluar 10 vjet që kur aktori i shndërruar në regjisor, Mel Gibson, punoi prapa kamerave për “Apocalypto”, por me shfaqjen e “Hacksaw Ridge” në Festivalin e Filmit në Venecia ai u rikthye në zemrën e Hollywoodit dhe në zyrat e “Academy of Motion Pictures Arts and Sciences”.

Filmi me protagonist aktorin Andrew Garfield, mbështetet në historinë e vërtetë të Desmond T. Doss, i pari kundërshtues i ndërgjegjshëm në forcat ushtarake amerikane që mori medalje nderi për faktin se refuzoi të ngrejë armën, ndërsa shpëtoi nga ana tjetër ushtarët e plagosur në vijën e frontit.


Garfield, ish-Peter Parkeri nga “Spider Man”, rrëfen se kur e kishte lexuar skenarin për herë të parë, i kishin shpëtuar lot nga sytë.

Gibson përgatit vazhdimin e radhës për filmin që nxiti reagime të shumta (Video)
Lexo po ashtu Gibson përgatit vazhdimin e radhës për filmin që nxiti reagime të shumta (Video)

“Si qenie njerëzore dhe jo si superhero i fantazisë, si një njeri në mish e kocka që përshkon një fushëbetejë pa kapele në kokë, pa mbrojtëse trupi, pa armë, vetëm me një bibël në dorë, me dashurinë në zemër dhe me dëshirën të shpëtojë vëllezërit e tij qofshin ata japonezë apo amerikanë, kjo për mua i kapërcen kufijtë e heroizmit. Kjo shkon përtej të zakonshmes”, ka deklaruar Garfield.

Edhe Gibson u bëri jehonë fjalëve të aktorit: “Duhet të jesh prej guri që të mos reagosh ndaj historisë së këtij njeriu të rrallë dhe asaj që ai bëri. Më mbushet zemra kur shoh që ka njerëz të tillë. Unë mund të mos jem një prej tyre, por arrij t`i dalloj, sinqerisht”.

I famshëm si aktor, meritat e regjisorit Gibson i siguroi me filma si fituesi i çmimit Oscar, “Braveheart” dhe “Pasioni i Krishtit”, të cilët shënuan rekord fitimesh. /TopChannel/