LAJMI I FUNDIT:

Opozita në Maqedoni e lëshoi mbledhjen e kuvendit

Opozita në Maqedoni e lëshoi mbledhjen e kuvendit

Deputetët e opozitës në Maqedoni e lëshuan seancën kuvendore, pasi që nuk kaloi propozimi i tyre për heqjen nga rendi i ditës, të pikave që kanë të bëjnë me emërimin e funksionarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Goran Sugareskit nga LSDM-ja, koalicioni qeveritar OBRM-BDI duan të vazhdojnë me punësime partiake para zgjedhjeve, duke shtuar se OBRM-ja u ikë zgjedhjeve, kur kërkon votimin e Buxhetit për vitin 2017, para shpërndarjes së kuvendit.


Ilija Dimovski i OBRM-së replikoi menjëherë, duke akuzuar LSDM-në se tash e dy vite me radhë, është duke ikur nga zgjedhjete, me arsyetime të ndryshme./Telegrafi/