LAJMI I FUNDIT:

Stoltenberg dënon ashpër testin bërthamor të Koresë së Veriut

Stoltenberg dënon ashpër testin bërthamor të Koresë së Veriut

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dënoi ashpër testin e fundit bërthamor të Koresë së Veriut, të cilën ai e quan një zhvillim shumë shqetësues.

“I dënojmë me forcë këto provokime të vazhdueshme si dhe shkelje të detyrueshme të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-s, të cilat vënë në rrezik sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare”, tha Stoltenberg.

Ai kërkoi që të ndalohet çfarëdolloj veprimi dhe kërcënimi që rrisin tensionet dhe pasiguritë në rajon.