LAJMI I FUNDIT:

Incident në fund të votimit për udhëheqësin e studentëve

Incident në fund të votimit për udhëheqësin e studentëve

Janë shënuar disa incidente në mbylljen e zgjedhjeve për liderin studentor, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Anëtarët e Komisionit zgjedhor nga Fakulteti i drejtësisë e kanë nxjerrë kutinë votuese me ndihmën e një grupi disa anëtarësh i cili gjithnjë sipas studentëve nga plenumi, vijnë nga radhët e unionit të forcave të reja të OBRM-PDUKM. Në korridor është krijuar një tollovi dhe konflikt verbal, pas së cilës ka reaguar edhe sigurimi i fakultetit.

Siç njofton 24Vest, kutia zgjedhore është nxjerrë nga dera ndihmëse, përmes bufesë së fakultetit. I tërë procesi zgjedhor ka rrjedhur në atmosferë të tensionuar sepse edhe përskaj bojkotit të Plenumit studentor, aktivistë dhe përkrahës së parlamentit studentor gjatë ditës së sotme kanë qenë të pranishëm në dhe jashtë fakulteteve dhe i kanë xhiruar aktivitetet e anëtarëve të Plenumit të studentëve./Telegrafi/