LAJMI I FUNDIT:

Çfarë është ky përbindësh i detit 120 metra i gjatë, që është kapur nga imazhet e Google Earth? (Video)

Çfarë është ky përbindësh i detit 120 metra i gjatë, që është kapur nga imazhet e Google Earth? (Video)

Imazhet interesante të Google Earth, kanë kapur atë që duket të jetë një kallamar gjigant në ujëra në afërsi të Antarktikut.

Ndërsa teoricienët e konspiracionit besojnë se imazhet e kapura nga hapësira në afërsi të ishullit Deception në Antarktik, dëshmojnë se krijesa e quajtur Kraken është 120 metra, është e gjallë dhe se jeton në ujërat e akullta, transmeton Telegrafi.


Videoja e postuar në YouTube, është shikuar pothuajse 20.000 herë dhe është videoja me më së shumti komentues, që pretendojnë se në fotografi shihet një kallamar gjigant ndryshe i njohur si Kraken.

Poshtë videos autori i kësaj videoja, ka shkruar një mbishkrim në të cilin thuhet se nuk e ka idenë se çfarë mund të jetë kjo krijesë, e cila kohë pas kohe lëviz majtas e djathtas. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=F-WZ7CCpsis