Modelja Lori Hoxhallari u komentua si vajza e përzgjedhur nga Cozman për klipin e tij të ri “Si dje”, pas ndarjes nga Tuna Sejdiu. 21 vjeçarja superseksi, e cila u bë e njohur në “Big Brother 7” vjen si aktore në klip për herë të dytë pas bashkëpunimit me Vigan Shehun.
Përveç formave të lakuara ajo ngacmon fantazinë mashkullore me tre tatutë e mëdha që sapo ka pikturuar në trup, ndaj në këtë rrëfim për “Stor y” rrëfen jetën e një vajze që bie menjëherë në sy. Si po vazhdon miqësia me Cozman pasi u përfolën në media për flirt mes tyre, dhe propozimet që merr nga meshkuj të rëndësishëm e me emër në Tiranë i rrëfen për revistën.
Sa e shijove rolin e vajzës që i merr mendjen reperit Cozman në klipin e tij të ri, një dedikim për Tunën sipas medias?
E vërtetë është që është përfolur së tepërmi bashkëpunimi im me Cozman. Nga komentet e shumta prezenca ime ka ndikuar pozitivisht në klipin e tij, dhe për këtë fakt ndihem e kënaqur.
Vazhdon të ruash miqësi me reperin pas këtij bashkëpunimi? Normalisht vazhdoj shoqërinë me të.
Të pamë aktore në klip, por çfarë pune bën aktualisht dhe cilat janë ambiciet e tua në të ardhmen? Momentalisht nuk jam e angazhuar askund, por kam dëshirë të punoj trajnere në ndonjë palestër të mirëfilltë.
Je shprehur se nuk të pëlqen televizioni, ke pasur ndonjë eksperiencë të pakëndshme më parë? Nuk është se nuk më pëlqen televizioni, thjesht e kam neglizhuar. Bota e spektaklit është interesante, por nëse do më jepet ndonjë mundësi e mirë do ta shfrytëzoj.
Po paratë sa të rëndësishme janë për ty?
Ekziston një shprehje që i besoj: “Paraja s’është gjithçka, por gjithçka bëhet me para”.
Sa u takon djemve, cilën kategori tërheq me shumë pranë vetes?
Raportet me djemtë i kam shumë të mira. Arrij gjithmonë të përshtatem me njerëzit.
Mashkulli ideal për shijet e tua?
Meshkujt këtu në Shqipëri janë shumë larg mashkullit ideal për mua.
Të ka propozuar ndonjë person i rëndësishëm në këtë vend, dhe si i je përgjigjur?
Propozime kam pasur shumë dhe nga persona me emër dhe të rëndësishëm. Thjesht s’e kam gjetur veten për të pasur diçka me dikë. S’dua të angazhohem me askënd për momentin.
Je zhgënjyer ndonjëherë në dashuri që ke marrë këtë vendim?]
Jo, s’jam zhgënjyer.
Zakonisht ikin djemtë nga ty, apo je ti që vendos të mbyllësh një marrëdhënie?
Thjesht ka ardhur fundi nga ana ime. Jam tip që më prishet qejfi lehtë. Jam pak vajzë me naze.
Komentohesh shpesh për linjat bombastike. Çfarë është origjinale dhe çfarë jo në fizikun tënd?
Kam bërë hundën dhe zmadhim gjoksi. Por falë gjenetikës së mirë, palestrës dhe ushqimit të shëndetshem kam arritur format e dëshiruara, edhe pse ende nuk jam e kënaqur me veten. Ushtrimet i bëj të alternuara dhe ushtrohem në sajë të një programi specifik.
E konsideron veten seksi apo të bukur?
Veten s’e quaj as seksi e as të bukur. E lë të gjykohet nga të tjerët më mirë. Komplimentet që marr janë të përgjithshme. “Femër e kompletuar” është fraza që dëgjoj shpesh.
Je ndjerë ndonjëherë e paragjykuar apo e kryqëzuar nga opinioni?
Asnjëherë s’jam ndjerë e kryqëzuar se s’më intereson shumë se çfarë mendojnë të tjerët për mua. Ata ose ato që qëndrojnë afër meje më njohin dhe më vlerësojnë.
Në klipin e cilit këngëtar do të të shohim tani e tutje?
S’kam menduar të marr pjesë në ndonjë klip tjetër.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
“Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur”, vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë
‘Policia’ ngjitet në skenë për Noizyn, improvizohet arrestimi i reperit gjatë koncertit të tij në Tiranë
'Policia' ngjitet në skenë për Noizyn, improvizohet arrestimi i reperit gjatë koncertit të tij në Tiranë
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë
Sharon Stone mahnit me dukjen elegante në moshën 66 vjeçare gjatë Festivalit të Filmit në Torino
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë