LAJMI I FUNDIT:

Tragjike: Vrau këngëtaren, pastaj vrau veten

Tragjike: Vrau këngëtaren, pastaj vrau veten

Këngëtarja amerikane, Christina Grimmie, e cila ka qenë pjesëmarrëse në garën për talentë, The Voice, ka humbur jetën pas plagosjes së rëndë gjatë një koncerti në Orlando.

Gjatë kohës kur ajo po nënshkruante autografe, në drejtim të saj ka gjuajtur me armë një mashkull, të cilin pastaj e ka sulmuar vëllai i këngëtares.


Sulmuesi më pas ka bërë vetëvrasje – ka njoftuar policia lokale, njofton CNN, transmeton Telegrafi.

Vrasësi ka pasur me vete dy revole, ndërsa policia është duke e hetuar motivin e kësaj ngjarjeje tragjike.

Zëdhënësja e policisë, Wanda Ford, e ka quajtur hero vëllanë e këngëtares, i cili e ka penguar sulmuesin që ta lëndojë dikë tjetër. /Telegrafi/