Eliminoni vuajtjet e rëndomta kanakarit tuaj me shërimin në shtëpi
Kur qeni juaj ndihet keq, a mund t’i ndihmoni thjesht me “mjekësi shtëpiake”? Natyrisht, por më parë konsultohuni me veterinerin tuaj.
Jogurti i shijshëm i rëndomtë është një ëmbëlsirë e shëndetshme për qenin tuaj. Bakteret acidofile në jogurt mbajnë nën kontroll bakteret “e këqija” në zorrët e qenit tuaj. Nëse qeni juaj është duke u shëruar me antibiotikë, një sasi e vogël jogurti (të cilin mund t’ia jepni çdo ditë) do t’i ndihmojë që të mos zhvillohen infeksionet kërpudhore.
Infeksionet e tilla posaçërisht sulmojnë këlyshët, andaj pak jogurt, acidofil apo djathë të freskët lope do t’i ndihmojë. Shmanguni vetëm qumështit dhe mazës.
Çaji i kamomilit ka veti dezinfektuese natyrale të cilat zbusin jo vetëm lukthin tuaj, por edhe lukthin e qenit tuaj. Gjithashtu mund t’i bëjë më të përballueshme edhe irritimet e buta të lëkurës. Në atë rast, çajin ftoheni dhe lyeni pjesën e përfshirë të lëkurës. Qeni juaj menjëherë do të ndihet më mirë. Me çaj të ftohtë kamomili mund t’ia pastroni edhe sytë, nëse ka pirrje që të ftohet, transmeton Telegrafi.
Qeni, të cilit i kruhet lëkura, mund të bëhet i papërshtatshëm, posaçërisht nëse ai problemin e tij e zgjidh duke u fërkuar në secilën pjesë të mobilieve që i ndodhet afër. Blini tërshërë të bluar imët (si qull tërshëre) dhe përzieni gjatë larjes me ujë të ngrohtë. Me siguri qeni do t’ju falënderojë, na besoni. Qentë me alergji lëkure, infeksione dhe sëmundje të tjera menjëherë do të ndihen më mirë.
Vitamina E nuk është e mirë vetëm për rrudha në fytyrë dhe zgjidhje të problemeve të tjera të cilat i keni me lëkurën, ajo është e mirë edhe për lëkurën e thatë të qenit tuaj. Nëse ka probleme të tilla mund t’i bëni masazh vaji me vitaminën E, apo mund t’i jepni tabletë me vitaminë E (nga e cila qimet do t’i bëhen të shkëlqyera). Mirëpo, nëse dëshironi që vitaminën t’ia jepni nëpërmjet gojës, më parë konsultohuni me veterinerin tuaj, në mënyrë që t’jua rekomandojë dozën.
Lëngjet e pashije me elektrolite (uji me elektrolite apo përbërësit elektrolite në pluhur që mund të blihen në barnatore) nuk u ndihmojnë vetëm sportistëve që të kompensojnë lëngjet pas ushtrimeve apo edhe bebeve ua kompensojnë pas sëmurjes, por mund t’i ndihmojnë edhe kanakarit tuaj në qoftë se ka pasur diarre apo ka vjellë. Konsultohuni me veterinerin për dozat e këtyre preparateve.
Qeni ka pleshta? Pasi që t’i keni eliminuar, sipas rekomandimit të veterinerit, akoma do të keni probleme me pleshtat në shtëpinë tuaj. Këtë problem mund ta zgjidhni me pluhur boraks (tetraborat natriumi, pluhur i bardhë kristali. Boraksi është shpesh mjet antibakterial dhe ekologjik për pastrimin e sipërfaqeve nëpër shtëpi, por edhe për larje të rrobave.
Në qoftë se përdoret drejt, nuk ekziston kurrfarë rreziku nga veprimi i dëmshëm. Mund ta blini në çdo barnatore). Hidhni pak boraks nëpër dysheme dhe tepih dhe pastaj fshijeni me thithëse pluhuri. Kjo është mënyra shumë efikase që t’i shfarosni ata pleshta të mërzitshëm.
Qentë shpeshherë lëndohen, madje edhe mund t’i ënjtet trupi. Zbutjani dhembjen dhe ënjtjen me ndihmën e larjes me ‘kripë të hidhët’ (sulfat magnezi, e cila mund të blihet në çdo barnatore dhe e cila edhe te njerëzit përdoret për zbutjen e dhembjeve reumatike dhe të artritit).
Nëse nuk mund ta njomni me tretje të hidhët të kripës pjesën e lënduar (dy herë në ditë nga pesë minuta), atëherë me atë tretje njomni një peshqir të vogël apo një gazë dhe vërjani në plagë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHiqni gjethet e rëna mbi makinën tuaj, edhe kur nuk jeni duke e drejtuar atë
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Gjyshet ende dëshirojnë SEKS, e veçanërisht nëse janë BEQARE
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë