LAJMI I FUNDIT:

Si të lajmë lodrat prej pelushi

Si të lajmë lodrat prej pelushi

Ndiqni këto këshilla hap pas hapi, për t’i pasur edhe njëherë lodrat të pastra dhe me aromë të freskët

Është e adhurueshme kur vogëlushët i marrin lodrat e tyre të preferuara kudo me vete, por kjo i ekspozon pelushit ndaj pluhurave dhe papastërtive të shumta. Ndaj, këshillohet që herë pas herë, të realizohet një larje e plotë e lodrave prej pelushi, në mënyrë që të mbajmë sa më larg bakteret.


Vështirësia qëndron në faktin se si t’i lajmë këto lodra pa i dëmtuar, pasi shpesh herë fëmijët mund të lidhen emocionalisht shumë pas një lodre dhe ajo bëhet për ta shok i pandarë në çdo lojë.

Si të lajmë lodrat prej pelushi

Larja e lodrave prej pelushi ndryshon në varësi të lodrës me të cilën kemi të bëjmë. Jo vetëm në varësi të materialit, por edhe në varësi të specifikave që ka lodra, apo jetëgjatësisë së saj.

Merrni vendimin mbi larjen

Së pari, kontrolloni etiketat për simbolet e kujdesit ndaj rrobave dhe më pas kontrolloni lodrën për të parë nëse e duron dot larjen në rrobalarëse. Kujdes nëse ka materiale të komplikuara apo përzierje të materialeve të ndryshme. Në këtë rast, do të ishte më mirë larja me dorë.

Përgatituni për larjen

Çfarë do të thoshte fëmija juaj, nëse arushi i tij i preferuar do të dilte nga rrobalarësja me një krah që i mungon?! Askush nuk do të donte të vihej në të tilla pozita. Kontrollojini mirë lodrat nëse kanë ndonjë pjesë të vogël të dëmtuar apo të shqepur dhe në të tilla raste riparojini ato para se t’i fusni në rrobalarëse, për të minimizuar riskun e ndonjë incidenti të mundshëm.

Mbrojini lodrat delikate gjatë larjes

Nëse një lodër është e vjetër, apo nëse ka detaje të ndryshme në pjesë të veçanta, si sytë, mbushja etj., sigurohuni paraprakisht që të mos dëmtohet nga larja në rrobalarëse. Një këllëf i boshatisur jastëku do të ishte ideal për këtë gjë. Thjesht futeni në këllëf lodrën dhe mbylleni këllëfin mirë. Këllëfi i jastëkut do ta mbrojë materialin e lodrës nga përplasjet në anën e brendshme të rrobalarëses, gjatë procesit të larjes.

Zgjidhni detergjentin e duhur

Kur zgjedhim një detergjent për larjen e arushave të butë prej pelushi, mendoni njëkohësisht për lodrën dhe për fëmijën tuaj. Lodrat prej pelushi, nuk kanë nevojë për një detergjent shumë të fortë që është delikat për lëkurën e bebes. Nëse këto lodra do të lahen me dorë, shpëlajini mirë në fund, në mënyrë që të mos mbetet asnjë gjurmë detergjenti mbi to, pasi mund të jetë i dëmshëm për fëmijët që do të jenë në kontakt me lodrën gjithë kohës.

Përdorni metodat e duhura për të pastruar lodrat

Shumë prindër të ngarkuar me punë duan të dinë mënyrat e duhura për të larë lodrat prej pelushi. Përgjigjja është kjo: Lajini këto lodra në temperaturë më të ulët se ajo që përdorni zakonisht për rrobat, sepse nxehtësia mund të shkrijë disa nga ngjitjet e lodrave, duke dëmtuar pjesë të ndryshme të tyre, e njëjta gjë vlen edhe për makinën tharëse, ndaj rekomandohet që të thahen në mënyrë natyrale në ajër të pastër.

Lajini lodrat delikate rregullisht

Tani që mësuat disa rregulla “të arta” se si të pastroni arushat prej pelushi me lehtësi, do të ishte ide e mirë që ta shtonit në listën e larjeve tuaja rutinë, këshillon revista class. Mund t’i lani këto lodra, njëkohësisht kur lani ndërresat dhe çarçafët e fëmijës tuaj, por mos hezitoni të realizoni një larje të menjëhershme, nëse ka njolla emergjente. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Intimitet dhe Pasion
Këta janë zogjtë më të bukur në botë: Hipnotizojnë me ngjyrat e tyre joreale

Këta janë zogjtë më të bukur në botë: Hipnotizojnë me ngjyrat e tyre joreale

Kërshëri
Pesë gjuhët e seksit – cila është gjuha që flet partneri yt?

Pesë gjuhët e seksit – cila është gjuha që flet partneri yt?

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori