eksperti ad

Më 8 korrik, në Southpark Prizren, hapet zyrtarisht Mexer, rrjeti më i ri i marketeve në Kosovë, duke sjellë një koncept modern të blerjes që kombinon cilësinë, përzgjedhjen e pasur të produkteve dhe çmimet më të lira në treg.

Me një frymë evropiane, ambiente moderne dhe një gamë të gjerë produktesh nga brendet më të njohura vendore dhe ndërkombëtare, Mexer synon të vendosë një standard të ri në sektorin e shitjes me pakicë. Koncepti i tij është ndërtuar rreth nevojave të konsumatorit, duke ofruar një eksperiencë blerjeje më të lehtë, më të shpejtë dhe më të këndshme, pa bërë kompromis me cilësinë apo çmimin.


Një nga premtimet kryesore të Mexer është t'u ofrojë konsumatorëve çmimet më të lira në treg, duke dëshmuar se blerjet cilësore mund të jenë njëkohësisht edhe më ekonomike për çdo familje.

Me rastin e hapjes, klientët do të kenë mundësinë të përfitojnë nga mbi 3,000 artikuj në zbritje, krahas dhjetëra ofertave dhe aktiviteteve të tjera promocionale, të përgatitura posaçërisht për të shënuar fillimin e këtij rrugëtimi.

Çdo element në Mexer është konceptuar për të krijuar më shumë vlerë për konsumatorin – nga organizimi funksional i hapësirës dhe përzgjedhja e produkteve, te ofertat e përditshme dhe politika e çmimeve që synon t'i mbajë ato vazhdimisht ndër më konkurrueset në treg.

Hapja e pikës së parë në Southpark Prizren shënon fillimin e zgjerimit të rrjetit Mexer në Kosovë, me vizionin për të sjellë një model të ri marketi, ku cilësia, besimi, përzgjedhja e pasur dhe çmimet më të lira në treg bashkohen për t'u ofruar konsumatorëve një përvojë blerjeje ndryshe.

Mexer – Më shumë. Më mirë. Më lirë.