Nënkryetarja e Komunë së Prishtinës, Besiana Musmurati, ka njoftuar për nisjen e programit “Qef n’Lagje”, i cili synon të sjellë aktivitete kulturore dhe muzikë live më pranë qytetarëve, në lagjet e kryeqytetit.

Sipas Musmuratit, koncertet dhe aktivitetet kulturore nuk duhet të zhvillohen vetëm në sheshet e qytetit, por edhe në hapësirat ku jetojnë qytetarët.


Programi do të përfshijë lagjet Dardani, Ulpianë, Bregun e Diellit, Kolovicë, Kodrën e Trimave, Hajvali, Muhaxherë, Muharrem Fejzë, Matiqan dhe Kalabri.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve do të performojnë Nita Latifi, Offchestra, Florent GjonMadh Abrashi dhe String String.

“Qef n’Lagje” organizohet nga Drejtoria e Kulturës, me drejtor Isah Mustafën.

Programi nis në Dardani, më 5 gusht, nga ora 20:00, në lokacionin “Mbi Kurriz”. /Telegrafi/