LAJMI I FUNDIT:

Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Fjalët apo lëvizjet e trupit kanë më shumë ndikim në seks? Ja çfarë zbulon ky studim

Sytë janë pasqyra e shpirtit, por dhe dëshirave tuaja seksuale. Shenjat joverbale janë më efektive se sa komunikimi gjatë seksit, sipas një studimi të publikuar së fundmi në “Archives of Sexual Behavior”.


Studiuesit në “Missouri State University” zhvilluan intervista me 78 pjesëmarrës të moshave dhe orientimeve të ndryshme seksuale për të përcaktuar se çfarë vlen më shumë gjatë një akti seksual.

Ekipi zbuloi se njerëzit kanë shumë më shumë shanse të komunikojnë gjatë seksit me partnerë të cilëve u besojnë dhe ndihen rehat.

Megjithatë, komunikimi, i cili shpesh rrit përvojën seksuale është kryesisht joverbal. Shumica e njerëzve mendonin se sinjalet verbale dëmtojnë rrjedhën dhe intimitetin e momentit erotik.

Në vend që të “ndizni” përvojën në shtrat me një fjalor të pisët dhe të guximshëm, më mirë bëni lëvizjet e duhura të trupit dhe shprehitë më ndjellëse të fytyrës, nga rrotullimi i syve te kafshimi i buzëve etj.

Hulumtimi zbuloi se gratë shpesh përmbahen nga komunikimi i sinqertë me fjalë në lidhje me pakënaqësinë seksuale për të shmangur lëndimin e ndjenjave të burrave.

Duket se 10% deri në 15% e grave nuk kanë pasur kurrë një orgazmë në jetën e tyre, sipas këtij studimi.

Por, ekspertët pajtohen në tre faktorë për t’u kënaqur në seks: stimulimi, ndërgjegjja dhe komunikimi.

Me fjalë të tjera, heshtni dhe lëreni trupin tuaj të flasë!

Pesë gjuhët e seksit – cila është gjuha që flet partneri yt?
Lexo po ashtu Pesë gjuhët e seksit – cila është gjuha që flet partneri yt?

/Telegrafi/