LAJMI I FUNDIT:

Siria akuzon Izraelin për sulm ajror

Siria akuzon Izraelin për sulm ajror

Ushtria siriane ka bërë të ditur se nga një sulm ajror, Izraeli ka shënjestruar të mërkurën një qendër të kërkimit në Jamraya, në afërsi të Damaskut.

Gjenerali i ushtrisë gjatë një deklarate të publikuar nga agjencia shtetërore e lajmeve SANA thotë se, “aeroplanë ushtarakë të Izraelit kanë shkelur hapësirën tonë ajrore në agimin e sotëm dhe kanë zhvilluar një sulm të drejtpërdrejtë në një qendër kërkimore shkencore, e cila shërben për rritjen e nivelit tonë të rezistencës dhe të vetëmbrojtjes”.

Televizioni shtetëror sirian, gjithashtu ka raportuar se aeroplanët ushtarakë kanë qëlluar qendrën e kërkimit në veriperëndim të Damaskut. Gjatë orëve të para të mërkurës, raportohet se diplomatë perëndimorë dhe burime rajonale të sigurisë kanë thënë se forca të Izraelit kanë sulmuar një konvoj në kufirin në mes të Sirisë dhe Libanit.


Deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim nga ana e Izraelit. Ushtria libaneze ka raportuar një prani në rritje të aeroplanëve izraelitë mbi zonën e vet ajrore. /Rel/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Botë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas

Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas "sulmit me dronë ukrainas"

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Pamje të një tornadoje në Nebraska ndërsa moti i keq godet zonën

Pamje të një tornadoje në Nebraska ndërsa moti i keq godet zonën

Amerika
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Kalo në kategori