LAJMI I FUNDIT:

​Mariah Carey nuk ia zë vendin Nicole Scherzinger (Foto)

​Mariah Carey nuk ia zë vendin Nicole Scherzinger (Foto)

Pas shumë spekulimeve se këngëtarja Mariah Carey do ta zëvendësoj anëtarën tashmë të vjetër dhe shumë të pëlqyer të “X factor”, Nicole Scherzinger, është konfirmuar se Nicole do të jetë përsëri anëtare e jurisë.

Para një kohe vet Simon Cowell kishte treguar se paneli gjykues i audicionit më të famshëm në Amerikë “X factor”, do të jetë përsëri i njëjti, por kohëve të fundit ka pasur shumë pretendime se Mariah do të jetë ajo që do sjellë freski në këtë format, ndërkohë që për yllin e ish grupit “Pussycat Dolls”, nuk do të ketë vend.


Lajmet e fundit nga yjet seksi shqiptare
Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga yjet seksi shqiptare

Por, një gjë e tillë menjëherë është demantuar. Nicole Scherzinger do te jete serish pjese e këtij formati i cili ka filluar përgatitjet për sezonin e ri.

Nicole ka qenë ndër më të përmendurat në këtë show. Ajo përveç zërit të saj, ka qenë shumë e dashur për shkak të komenteve shumë qesharake që ka ditur t’i bëjë.