LAJMI I FUNDIT:

​Gjendet në një ishull në Holandë çanta me substancë të rrezikshme

​Gjendet në një ishull në Holandë çanta me substancë të rrezikshme

Një çantë me 25 kilogramë peroksid organik, substancë e rrezikshme, pjesë e 270 kontejnerëve të humbur nga një anije një ditë më parë në Detin e Veriut, u gjet sot në një plazh në një ishull në veri të Holandës.

“Një çantë me 25 kilogramë pluhur, është gjetur në plazhin e Schiermonnikoog. Bëhet fjalë për peroksid organik”, deklaroi për median Jan-Willem Zwart, zëdhënës i shërbimeve të sigurisë së Frise, rajoni nga varet ishulli i vogël, shkruan ATSH.


”Çanta e mbështjellë brenda një fuçie, pjesë e një nga tre kontejnerët e mbushur me peroksid organik është zbuluar në breg të detit”, sqaroi ai, duke shtuar se shërbimet e sigurisë janë në gatishmëri pasi mbeten në pritje që çantat e tjera me pluhur të zbarkojnë në plazhet holandeze.

”Ne i këshillojmë banorët dhe personat që vijnë për të ndihmuar në pastrimin e zonës për të mos prekur këto lloj çantash, për të paralajmëruar forcat e ndihmës së shpejtë, dhe t’i drejtohen menjëherë mjekut në rast kontakti me çantat”, theksoi ai, duke shtuar se elementi kimik mund të shkaktojë djegie.