LAJMI I FUNDIT:

​FIFA do t’ia paguajë Pjacas rreth një milion euro për shkak të lëndimit

​FIFA do t’ia paguajë Pjacas rreth një milion euro për shkak të lëndimit

Operacioni i ligamenteve të gjurit për shkak të lëndimit të rëndë në takimin Estoni-Kroaci, si pasojë e të cilit Marko Pjaca do të jetë jashtë terrenit gjashtë deri në tetë muaj, do të bëjë që FIFA t’i paguajë futbollistit kroat rreth një milion euro dhe jo klubi i tij, Juventus.

Kjo do të ndodhë për shkak të rregullave të reja, sipas të cilave në rastet e lëndimeve të lojtarëve në ndeshje ose stërvitje të reprezentacionit dhe për shkak të të cilave nuk do të luajnë të paktën 4 javë dhe më së shumti një vit, shpenzimet për këtë kohë do t’i bartë organizatori nën ombrellën e të cilit futbollistët janë lënduar, e në këtë rast kjo është FIFA.


Mbyllet sezoni për lojtarin e Juventusit (Foto)
Lexo po ashtu Mbyllet sezoni për lojtarin e Juventusit (Foto)

Nëse lojtari për shkak të lëndimeve duhet të pushojë një kohë më të gjatë, FIFA nga programi për mbrojtjen e lojtarëve mbulon pagesën e lojtarit të lënduar në vlerë deri në 20.548 euro në ditë, natyrisht për kohën derisa gjendet jashtë terrenit.

Duke pasur parasysh se Pjaca në Juventus fiton në vit 1.8 milion euro, ndërsa në terren nuk do të jetë prej 6 deri 8 muaj, FIFA do të paguajë në vend të Juventusit rreth një milion euro për të. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Kalo në kategori