LAJMI I FUNDIT:

Unitedi planifikon ‘rrëmbimin’ e Donnarummas

Unitedi planifikon ‘rrëmbimin’ e Donnarummas

Portieri i talentuar italian, Gianluigi Donnarumma, mund të largohet në fund të sezonit nga Milani, dhe anglezët e Manchester Unitedit dëshirojnë ta bëjnë për vete me një ofertë të lartë.

Manchester United janë të prirur për të nënshkruar me portierin e talentuar të AC Milanit, Gianluigi Donnarumma, por ata mund të përballen në një betejë të fortë me rivalët e qytetit, Manchester Cityt, të cilët janë gjithashtu në gjurmët e adoleshentit italiane.


Sipas Mirror, ‘Djajtë e Kuq’ janë të shikuar të riun italian më vëmendje – i cili ka bërë 55 paraqitje për klubin e Serie A gjithë sezonin dhe po mendojnë të ofrojnë plot 40 milionë euro për shërbimet e tij, përcjell Telegrafi.

Agjentët e Unitedit vëzhgojnë Hysajn dhe Kessien
Lexo po ashtu Agjentët e Unitedit vëzhgojnë Hysajn dhe Kessien

Menaxheri Jose Mourinho është i prirur për të bërë një plan emergjence në rast se David De Gea vendos se dëshiron një kthim në Spanjë, pas përpjekjes të dështuar të Real Madridit për të nënshkruar me portierin 26-vjeçar në ditën e fundit të afatit të verës në vitin 2015.

Por, agjentët evropian të Mourinhos janë të gjithë me sy nga ylli i lindur në Napoli, Donnarumma, i cili ka shpërthyer me talentin e tij në Serie A.

Donnarumma – i cili ndje mbushi 18 vjet – hyri në ekipin e parë të Milanit sezonin e kaluar, duke e bërë debutimin e tij në Serie A me 16 vjet e 242 ditë kundër Sassuolos, duke u bërë portierin i dytë më i re që luan në ligën më të lartë të Italisë.

Donnarumma nuk mban dot lotët teksa shikon videon e përgatitur nga Milani për ditëlindjen e 18-të (Video)
Lexo po ashtu Donnarumma nuk mban dot lotët teksa shikon videon e përgatitur nga Milani për ditëlindjen e 18-të (Video)

Ai gjithashtu theu rekordin si më i riu që luajti për kombëtaren U-21 të Italisë me 17 vjet 28 ditë një vit më parë.

Paraqitjet e tij për Milanin kanë kapur vëmendjen e klubeve më të lartë në Evropë dhe një ofertë e lartë vështirë do të refuzohej nga Milani, pas nuk kanë më financat që dikur kishin dhe klubet si Real Madrid, United, City apo edhe PSG shumë lehtë mund t’ia rrëmbejnë yllin e tyre. / Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori