Sot (e shtunë) Gianluigi Donnarumma  ka festuar ditëlindjen e 18-të.

E tashmja dhe e ardhmja e Milanit është befasuar nga klubi zikalër me një video të përgatitur enkas për atë.


Në videon ishin urimet nga drejtori sporti, Adriano Galliani, prindërit, shokët e portier dhe më këtë rast Donnarumma teksa i shikonte ata nuk ka mundur t’i mbajë lotët.

Debutimi i italianit me skuadrën e parë të Milanit erdhi në moshën 16 vjeçare dhe tashmë ai cilësohet si një nga më të mirët në Serie A dhe Evropë në rolin e tij.

Për atë ka shfaqur interesim edhe Juventusit e Real Madridi, ndërsa më poshtë keni videon. /Telegrafi/

telegrafi sport app