LAJMI I FUNDIT:

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Shumë pak persona mund të kishin menduar se Giorna mund ta përfundojë sezonin para Barcelonës në tabelë, ndonëse blaugranasit do të udhëtojnë në ‘Montilivi’ teksa kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje deri në përfundim të kampionatit.

Girona mbetet dy pikë mbrapa Barcelonës në renditjen tabelare, ndërsa ndeshjen e fundit mes këtyre dy ekipeve ata shënuan katër gola në ‘Montjuic’, dhe tani po synojnë që ta rrëmbejnë kapitenin e tyre.


Siç raporton Mundo Deportivo, Girona ka shprehur interesim konkret për shërbimet e Sergi Robertos.

32-vjeçarit i është ofruar mundësia për të qëndruar tek Barcelona edhe për një vit tjetër, përkundër dyshimeve mbi të ardhmen e tij më herët gjatë sezonit.

Girona janë të gatshëm që t’i ofrojnë një Robertos një kontratë afatgjatë, dhe futboll në Ligën e Kampionëve në një qytet shumë afër Barcelonës.

Do të ishte një befasi nëse Roberto transferohet diku tjetër në Evropë para se ti bashkohet ligës amerikane MLS, diçka për të cilën e kishte shprehur dëshirën ta bëjë para përfundimit të karrierës.

Sidoqoftë, vendimi i Xavit për të vazhduar tutje si trajner i Barcelonës mund të bëjë që Roberto të mos lëviz nga klubi, pasi dihet që tekniku spanjoll e pëlqen shumë veteranin spanjoll dhe do të donte ta kishte pjesë të ekipit të tij edhe në vazhdim./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Kalo në kategori