Zyrtarë të fushatës elektorale të Donald Trump pranuan se kandidati republikan është prapa Hillary Clinton, diçka më shumë se dy javë para se amerikanët të zgjedhin presidentin e tyre të ardhshëm.
Menaxherja e fushatës së Trump, Kellyan Conway tha se Clinton ka disa avantazhe, por siguroi njerëzit se Trump nuk do të dorëzohet, pasi mund ta fitojë garën.
Të premten, vetë Trump bëri një deklaratë mjaft të rrallë duke thënë se kishte mundësi që të humbiste zgjedhjet. Zyrtarë të fushatës së Trump thanë se Clinton, veçse ka jashtëzakonisht më shumë fonde ka mbështeje figurash si një ish-president që është edhe bashkëshorti i saj, por edhe mbështetjen e çiftit aktual presidencial.
Megjithatë, ata mendojnë se duke parë mbështetjen e madhe popullore që biznesmeni njujorkez ka pasur, është ende herët për t’u dorëzuar. Sondazhet e fundit tregojnë se Clinton udhëheq në rang kombëtar dhe në disa shtete që konsiderohen si fushëbeteja zgjedhore.
Por, një pjesë e ekspertëve thonë se këto zgjedhje janë të pazakonta dhe sondazhet nuk duhen marrë si një garanci e vërtetë. Ata përmendin rastin e “Brexit”-it në Britaninë e Madhe, një çështje kontradiktore ku sondazhet jepnin fitues pa as më të voglin dyshim qëndrimin në Bashkimin Evropian. Por dihet se si shkoi ky votim, transmeton tch.
Në krahun tjetër të politikës amerikane, nga fushata e Clinton, pa bërë deklarata fitoresh dhe me entuziazëm të matur, thonë se këto do të jenë zgjedhjet më të mëdha në historinë amerikane. Menaxheri i fushatës së Clinton, Robbie Mook deklaroi për mediat se në procesin elektoral do të marrin pjesë më shumë njerëz se kurrë më parë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
Erdogan shtyn vizitën në Shtëpinë e Bardhë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë