LAJMI I FUNDIT:

Tre të vrarë në përleshjet në Jerusalem

Tre të vrarë në përleshjet në Jerusalem

Ministria e Shëndetësisë së Palestinës njoftoi deri më tani në përleshjet që kanë ndodhur sot mes policisë izraelite dhe protestuesve palestinezë, kanë humbur jetën së paku tre palestinezë.

Palestinezët sot kanë protestuar kundër masave të sigurisë që kanë vendosur autoritetet izraelite në faltoret e këtij qyteti.


Policia ka vendosur detektor të metaleve në faltore si dhe në disa ka ndaluar hyrjen. Po ashtu në disa pjesë të qytetit është ndaluar qarkullimi për personat që nuk jetojnë apo nuk punojnë aty, transmeton KosovaPress.