LAJMI I FUNDIT:

Suksesin ia kam borxh motrës (Foto)

Suksesin ia kam borxh motrës (Foto)

Këngëtarja joshëse nga Shqipëria, Zajmina Vasjari, ka thënë se nuk do t’ia dilte mbanë po të mos e kishte pranë vetes motrën e saj, Beliola.

“Po të mos ishte Beliola, ndoshta nuk do të isha fare këtu sot. Ajo është njeriu të cilit i detyrohem për të gjitha sa kam arritur. Personi që më ka ndjekur kudo dhe ka udhëhequr në një farë mënyre karrierën time artistike”, citon Bluetooth fjalët e këngëtares.

Më tej, bukuroshja ka treguar për shkollën dhe kohën që i kushton asaj. “Pjesën më të madhe të ditës ia kushtoj shkollës, sepse edhe pasdite më duhet të punoj për detyrat e kursit. Gjithë jetën kam dashur të bëhem arkitekte dhe tani që jam fare pranë realizimit të kësaj ëndrre, nuk dua të rrezikoj”.


Ndryshe, Zajmina ka pozuar para aparatit të fotografit Juxhin Kurti me një stil të ri flokësh. /Telegrafi/