LAJMI I FUNDIT:

Stresi zbardh disa statistika të krimeve serbe në Kosovë (Foto)

Stresi zbardh disa statistika të krimeve serbe në Kosovë (Foto)

Arkimed Lushaj, i njohur më mirë si Stresi, njihet edhe për këngët që kanë tematikë patriotike.

Por, së fundi këngëtari është marrë me temën e ditëve të fundit rreth krimeve serbe në Kosovë.


Ky i fundit, megjithëse, nuk ka treguar ku i ka marr disa statistika rreth krimeve dhe dëmeve të forcave serbe të kryera në Kosovë, i ka publikuar në llogarinë personale në Instagram.

Ai mes tjerash akuzon edhe Qeverinë e Kosovën se nuk ka bërë asgjë për të zbardhur të gjitha dëmet që i ka shkaktuar shtetit serb gjatë vitit 1998/1999. /Telegrafi/

Ky është postimi i plotë i Stresit:

A e dini se cili është bilanci i luftës së fundit në Kosovë, dhe krimet e Serbisë në Kosovë vetëm gjatë vitit 1998-1999 ?

Nëse vërtet nuk i dini, atëherë ja ku i keni këtu më poshtë me numra të saktë për:
– Vrasjet, masakrimet
– Dëbimi i popullatës shqiptare nga Kosova
– Varrezat masive
– Vrasjet e të rinjve, femrave, pleqve, fëmijëve, intelektualëve, etj.
– Dhunimet e femrave
– Rrëmbimi i të rinjve dhe të tjerëve, dërgimi dhe vrasja në Serbi.
– Helmimet
– Rrënimi i objekteve të banimit, objekteve ndihmëse, objekteve ekonomike, arsimore, kulturore, fetare etj.
Shkatërrimet e shtëpive dhe objekteve të tjera… REZULTATET janë këto:

Shtëpi të shkatërruara – dëmtuara të popullatës shqiptare: 100.589
Shkolla të shkatërruara – të dëmtuara me dokumentacion: 358
Zyra të vendit: 71
Shtëpi kulture: 30
Biblioteka publike dhe shkollore: 93
Objekte shëndetësore: 123
Objekte fetare (xhami, teqe, tyrbe): 215
Kisha katolike: 5
Objekte ndihmëse – përcjellëse: 88.101.

Pasojat e luftës

Okupimi klasik i Kosovës
Sjellja e forcave të mëdha ushtarake në Kosovë
Masakra të mëdha
Vrasje e organizuar, madje edhe të familjeve të tëra.

Periudha janar 1998 – 12 qershor 1999:

Të vrarë: 11.840 viktima nga Kosova, – 1.392 fëmijë deri në 18 vjeç.
– 296 fëmijë deri në 5 vjeç.
– 1739 femra
– 1882 të moshuar mbi moshën 65-vjeçare.
– 1450 banorë ende janë të pagjetur.

Janë dhunuar 20.400 femra shqiptare.

Sipas të dhënave të UNCHR, në fillim të qershorit 1999, nga refugjatët e dëbuar prej Kosove:

Janë dëbuar nga Kosova rreth 1 milion banorë

443.300 ishin vendosur në Shqipëri;
247.800 në Maqedoni,
69.300 në Mal të Zi;
21.700 në Bosnjë-Hercegovinë, gjithsej 782.100.

Në vendet e tjera të botës u vendosën gjithsej 76.475

refugjatë, duke përfshirë

13.639 në Gjermani
7.581 në Turqi
5.829 në Itali
5.730 në SHBA

pastaj në Francë, Norvegji, Suedi, Britani të Madhe, Poloni, Spanjë, Portugali, Finlandë, Zvicër, Izrael etj.

P.S Bone një Dokumentar për SHQIPTARË vetëm për vitet 98/99, dhe krahasoje me këtë dokumentarin e financuar nga UDB -ja “GHAHU NË UÇK” 1 dhe 2. #Mos#pafshi#dit#o#politikan#te#shitur marre o isaviç turpi te mbulofte perjet #AAK

sss

Në trend Magazina

Më shumë
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori