LAJMI I FUNDIT:

Sinan Hoxha në ‘Big Brother Australia’

Sinan Hoxha në ‘Big Brother Australia’

Sinan Hoxha ka postuar një fotografi në rrjetet sociale duke njoftuar rreth hyrjes së tij të përkohshme në versionin australian të ‘Big Brother’.

Këngëtari ka shkuar në Australi për të performuar në disa mbrëmje muzikore së bashku me Seldi Qalliun, ndërsa përveç performancave ka realizuar edhe një ëndërr të mëparshme.

Ai është ftuar nga organizatorët e “Big Brother Australia” si mysafir special dhe me të hyrë në ‘shtëpi’, këngëtari ka bërë disa fotografi, të cilat i ka postuar në internet. /Telegrafi/