LAJMI I FUNDIT:

Rrëfehet Leonard Bombaj: Të vërtetat mbi përdhunimin, kam prova të forta dhe tronditëse

Rrëfehet Leonard Bombaj: Të vërtetat mbi përdhunimin, kam prova të forta dhe tronditëse

Pas intervistës së dhënë ditën e djeshme nga Ajsi Xhaxhaj lidhur me akuzat e 7 viteve më parë ku akuzon Leonard Bombajn për përdhunim, ky i fundit ka folur për ‘Panorama’.

Ajsi i është rikthyer sërish kësaj historie duke duke i qëndruar po të njëjtit version, ku deklaron se Bombaj ka abuzuar seksualisht me të për 5 vite.


Leonardi është shprehur se në këtë rrëfim të saj nuk ka asgjë të vërtetë dhe se çdo gjë është sqaruar nga Prokuroria kohë më parë, ku ai u shpall i pafajshëm.

“Nuk kam folur deri më tani sepse kamë pasur të bëjë me një fëmijë dhe kam lënë drejtësinë të flasë. Por tani do të flas me prova dhe do të mbaj një qëndrim tjetër. Kam prova të forta dhe tronditëse dhe do t’i bëjë publike”, ka deklaruar ai.

Ai thotë se arsyeja e vetme se përse aktorja i kthehet edhe një herë kësaj historie është vetëm për të shkatërruar imazhin e tij publik, por kjo nuk i bën më përshtypje pasi është mësuar tashmë.

“Ajo po vesh rrobat e një viktime në trupin e një aktoreje”, vazhdoi Bombaj.

Sa i takon deklaratës së Ajsit se i janë marrë para nga llogaria e saj bankare, Leonardi e mohon kategorikisht duke theksuar se kjo është një shpifje e radhës.

Ndërkohë Bombaj është duke u përgatitur për një event ndërkombëtar “Cup Song Albania”, me synim për t’u futu në Librin Gines me një rekord të ri, event ky që do të zhvillohet me datë 25 mars 2017.

“Po pres të mbaroj këtë gjë dhe më pas do të flas me prova për këto akuza të rreme, dhe provat janë shumë shumë tronditëse”, ka përfunduar ai për “Panorama”.

Në trend Magazina

Më shumë
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori