LAJMI I FUNDIT:

Qeni e din kur dikush tjetër apo ju silleni keq

Qeni e din kur dikush tjetër apo ju silleni keq

Sigurisht se qeni juaj do t’ju dojë pa kushte – por kjo nuk do të thotë se ai është krejtësisht budalla

Në fakt, qeni juaj e kupton kur dikush sillet keq me ju, sipas një studimi të ri nga Japonia.


Dhe, nëse ai mund të vërejë nëse dikush po sillet keq me ju, mundësitë janë të mëdha që ai e kupton edhe kur ju silleni keq me dikë, transmeton Telegrafi.

Pas eksperimenteve të shumta, hulumtuesit kishin konstatuar se mund të jetë lidhja e gjatë e qenve me njerëzit ajo që i ka bërë qentë aq të ndjeshëm, e jo vetëm roli i njeriut si pronar i qenit.

Sidoqoftë, shpresojmë se nga ky studim keni kuptuar që nëse herën tjetër silleni keq, mos u brengosni nëse qeni i shokut tuaj të ngushtë shfaq shenja ashpërsie ndaj juve. /Telegrafi/