LAJMI I FUNDIT:

Keni probleme me fjetjen? Përmes këtyre ushqimeve do të thelloheni në gjumë

Keni probleme me fjetjen? Përmes këtyre ushqimeve do të thelloheni në gjumë
(Foto: Pexels)

Ushqime të tilla si arrat, gjalpi i kikirikut, qumështi dhe lëngu i vishnjës, mund t’ju ndihmojnë të flini më lehtë.

Lidhja midis dietës dhe gjumit nuk është thjesht një mit, ndërsa disa ushqime mund t’ju ndihmojnë të bini në gjumë.

Journal of the Academy of Nutrition and Dietetics, studiuesit zbuluan se dietat e pasura me karbohidrate komplekse, yndyra më të shëndetshme, proteina dhe bimë, shoqëroheshin me cilësi më të mirë të gjumit.


E dini cila është temperatura më optimale për të fjetur
Lexo po ashtu E dini cila është temperatura më optimale për të fjetur

Prandaj, nutricionistët i rekomandojnë ushqimet e mëposhtme që mund t’ju ndihmojnë të flini më lehtë:

Arrat

Arrat përmbajnë hormonin melatonin, i cili ndikon në gjumë duke rregulluar ritmin cirkadian. Konsumimi i tyre ndihmon në rritjen e niveleve të melatoninës në gjak.

Për më tepër, arrat janë gjithashtu një burim i mirë i magnezit dhe zinkut, të cilët sigurojnë gjumë cilësor.

Një studim i vitit 2011 në Journal of the American Geriatrics Society zbuloi se plotësimi me një kombinim të melatoninës, magnezit dhe zinkut, përmirësoi cilësinë e gjumit te të moshuarit me pagjumësi.

Lëng vishnje

Hulumtimet tregojnë se pirja e lëngut të vishnjës mund të ndihmojë në lehtësimin e netëve pa gjumë. Një studim i vitit 2018 në American Journal of Therapeutics zbuloi se pirja e lëngut të vishnjës zgjatste kohën e gjumit me 84 minuta dhe përmirësoi efikasitetin e gjumit te njerëzit me pagjumësi.

Kjo është ndoshta sepse vishnjat janë një burim i veçantë i melatoninës, si dhe i aminoacidit triptofan, të cilin trupi e përdor për të prodhuar melatoninë dhe serotonin, një tjetër hormon i rëndësishëm që mbështet gjumin.

Kivit

Kivi mund të jetë çelësi për një gjumë më të qetë. Kjo për shkak se ato përmbajnë hormonin serotonin që rregullon gjumin.

Në fakt, ngrënia e dy kivive një orë para gjumit i ndihmoi njerëzit me probleme me gjumin të flinin më shpejt, më gjatë dhe të dremisin me më pak shpërqendrime – sipas një studimi të vogël të vitit 2011 në Asia Pacific Journal of Clinical Nutrition.

A është i dobishëm apo i dëmshëm gjumi i pasdites? Përgjigjet e ekspertëve
Lexo po ashtu A është i dobishëm apo i dëmshëm gjumi i pasdites? Përgjigjet e ekspertëve

Qumështi

Kur keni qenë të vegjël, mund të keni konsideruar se qumështi i ngrohtë është qetësues para gjumit. E njëjta gjë vlen edhe për një të rritur: një gotë qumësht mund t’ju ndihmojë të bini më lehtë në gjumë.

Qumështi është burimi kryesor i triptofanit, i cili, si pararendës i serotoninës dhe melatoninës, mund t’ju ndihmojë të bini më lehtë në gjumë dhe ta përmirësoni cilësinë e gjumit.

Gjalpë kikiriku

Ashtu si arrat, gjalpi i kikirikut mund t’i përmirësojë shanset për të fjetur më lehtë. Yndyrat e shëndetshme për zemrën – të cilat rritin nivelet e serotoninës – janë përgjegjëse për këtë efekt, i cili mbështet mbylljen më të shpejtë të syve, sipas Klinikës Cleveland. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Nëse i shihni në plazh, mos i prekni: Janë të bukura, shumëngjyrëshe dhe interesante për fëmijët - por përmbajnë helm

Nëse i shihni në plazh, mos i prekni: Janë të bukura, shumëngjyrëshe dhe interesante për fëmijët - por përmbajnë helm

A e dini se...
A e dini pse rrufeja vjen gjithmonë para bubullimës? Ja si ta kuptoni sa afër është stuhia!

A e dini pse rrufeja vjen gjithmonë para bubullimës? Ja si ta kuptoni sa afër është stuhia!

Lifestyle
Lidhja me ish-partnerin e mikut apo mikeshës: A është e drejtë? Ja çfarë thotë psikologia

Lidhja me ish-partnerin e mikut apo mikeshës: A është e drejtë? Ja çfarë thotë psikologia

Lifestyle
Pse kondicioneri rrjedh? Shumë ankohen se uji pikon dhe rrjedh nëpër mur, por zgjidhja është e thjeshtë

Pse kondicioneri rrjedh? Shumë ankohen se uji pikon dhe rrjedh nëpër mur, por zgjidhja është e thjeshtë

Bëje vet
Si ta pastroni ekranin e TV-së - pa njolla, gërvishtje dhe rrezik dëmtimi

Si ta pastroni ekranin e TV-së - pa njolla, gërvishtje dhe rrezik dëmtimi

Bëje vet
Hunda si pasqyrë e karakterit: Çfarë fsheh forma e saj për personalitetin tuaj?

Hunda si pasqyrë e karakterit: Çfarë fsheh forma e saj për personalitetin tuaj?

Lifestyle
Kalo në kategori