LAJMI I FUNDIT:

E dini cila është temperatura më optimale për të fjetur

E dini cila është temperatura më optimale për të fjetur
(Foto: Pexels)

Një nga arsyet e pagjumësisë së shpeshtë është temperatura në dhomën ku flini, kështu që nëse nuk ju zë gjumi, përpiquni ta ajrosni dhomën.

Është e rëndësishme të siguroheni që temperatura e ajrit në dhomën tuaj të gjumit të jetë midis 20 dhe 25 gradë Celsius, pasi kjo është thelbësore për një gjumë të mirë.


Dëshironi të flini shpejt? Konsumimi i ushqimit që mund t’ju ndihmojë gjatë natës
Lexo po ashtu Dëshironi të flini shpejt? Konsumimi i ushqimit që mund t’ju ndihmojë gjatë natës

Ekspertët besojnë se do të flini më mirë në një dhomë ku temperatura është ndërmjet 20 dhe 25 gradë, duke qenë se cilësia e gjumit ulet kur temperatura është më e ulët dhe më e lartë se sa rekomandohet.

Hulumtimi u krye në Institutin Hinda dhe Arthus Marcus në SHBA, ku morën pjesë 50 persona të moshës mbi 65 vjet, të cilët mbanin monitorë të gjumit për një periudhë prej një viti e gjysmë.

Grupi i njerëzve që morën pjesë në hulumtim jetonin në Boston, një qytet bregdetar me verë të nxehtë e të lagësht dhe dimër të ftohtë e të stuhishëm.

Higjiena e rregullt e gjumit ndikon në produktivitetin gjatë ditës
Lexo po ashtu Higjiena e rregullt e gjumit ndikon në produktivitetin gjatë ditës

Rezultatet e hulumtimit treguan se pjesëmarrësit flinin në mënyrë më efikase kur temperatura e dhomës së gjumit ishte midis 20 dhe 25 gradësh, ndërsa më së shumti flinin në temperaturën prej 20 gradë Celsius.

Cilësia e gjumit u ul pasi temperatura u ngrit mbi 25 gradë. Ndërsa temperatura u rrit në 30 gradë, u regjistrua një rënie në efikasitetin e gjumit me 5 deri në 10 për qind. /Telegrafi/