LAJMI I FUNDIT:

PDK i kundërpërgjigjet VV-së: Pas punësimeve partiake, do të përgjigjeni për çdo kunxh e kubëz të korruptuar

PDK i kundërpërgjigjet VV-së: Pas punësimeve partiake, do të përgjigjeni për çdo kunxh e kubëz të korruptuar

Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prishtinë, ka reaguar ndaj komunikatës së Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se nuk do të ndalet deri sa t’i demaskojë të gjitha skemat korruptive të Vetëvendosjes.

PDK-ja e Prishtinës, përmes një komunikate dërguar mediave, ka thënë se në vend se Lëvizja Vetëvendosje të japin përgjegjësi para qytetarëve të Prishtinës për këto keqpërdorime, ashtu sikurse dikur që pas sulmeve terroriste lëshonin komunikata në emër të rugovasve, edhe tash pas shpërdorimit të vazhdueshëm të parasë publike, për vlerësime po lëshojnë komunikata dhe po thirren në emër të prishtinasve.


Komunikata e plotë e Degës së PDK-së së Prishtinës:

Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka punësuar militantë në Ndërmarrjen Publike Banesore të Prishtinës, pothuajse aq sa kishte tërësisht të punësuar para se të kapej prej bandave të tyre, duke mos guxuar të ballafaqohen në debate publike, sërish paskan reaguar me përralla të zakonshme, në përpjekje që t’i tejkalojnë faktet që dëshmojnë dallaveret e tyre.

Në vend që të japin përgjegjësi para qytetarëve të Prishtinës për këto keqpërdorime, ashtu sikurse dikur që pas sulmeve terroriste lëshonin komunikata në emër të rugovasve, edhe tash pas shpërdorimit të vazhdueshëm të parasë publike, për vlerësime po lëshojnë komunikata dhe po thirren në emër të prishtinasve.

Qytetarët e Prishtinës, fillimisht duan përgjigje për punësimin e kundërligjshëm gjatë dy vjetëve të 486 njerëzve me kontrata për shërbime të veçanta.

Ndërsa, pas kësaj, qytetarëve të Prishtinës do të detyroheni t’u përgjigjeni edhe për çdo kunxh e kubëz të korruptuar që e keni vendosur në Komunën e Prishtinës, duke u dhënë punime kompanive tuaja dhe të afërta me juve.

Qytetarëve të Prishtinës dhe të gjithë Kosovës do të detyroheni t’u përgjigjeni edhe për shpëlarjen e parave të krimit dhe korrupsionit përmes aktivistëve tuaj dhe fushatave mediale sa për sy e faqe, ku kërkonit mjete financiare prej qytetarëve.

Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prishtinë, bashkë me qytetarët e Prishtinës, nuk do të ndalet deri sa t’ua demaskojë të gjitha skemat korruptive. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori