LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Zgjedhjet lokale janë kurorë e pjesës së tretë të Planit 3-6-9

Osmani: Zgjedhjet lokale janë kurorë e pjesës së tretë të Planit 3-6-9

Sot Sekretariati për Çështje Evropiane organizoi tribunë në temë: “Zbatimi i masave nga Plani 3-6-9 në pjesën e zgjedhjeve”. Tribunën e hapi Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nëse zgjedhjet e dhjetorit simbolikisht mund t’i quajmë si fillim i ri, atëherë zgjedhjet e ardhshme lokale paraqesin fundin e fazës së parë, paraqesin pikë kthesë sipas së cilës do të vlerësojmë a është kthyer Maqedonia apo jo në rrugën evropiane dhe euro-atlantike” tha Osmani.


Ai shtoi se, për Sekretariatin dhe personalisht si koordinator i planit reformues, zgjedhjet e ardhshme lokale, paraqesin kurorë të pjesës së parë nga pjesa 3, e Planit 3-6-9.

Sipas Zëvendëskryeministrit, periudha menjëherë para shpalljes së zgjedhjeve lokale është moment i duhur që të diskutohet lidhur me zbatimin e masave në prani të institucioneve kyçe dhe të organizatave civile që kanë përvojë shumëvjeçare në ndjekjen e procesit zgjedhor.

Shumica e re parlamentare dhe Qeveria e re vazhdimisht përpiqen në avancimin e procesit zgjedhor dhe në mënyre aktive mbështesin gjitha iniciativat që lëvizin në këtë drejtim. Prej këtu edhe Plani 3-6-9, ku fusha e parë prioritare janë zgjedhjet, e cila është njëra nga fushat me numër më të madh masash apo gjithsej 11”, theksoi Zëvendëskryeministri Osmani.

Ai në fjalën e tij para të pranishmëve shpjegoi se para përcaktimit të masave u morën parasysh rekomandimet e OSBE/ODHIR dhe Komisionit të Venedikut, u fokusuan në masat që mund të përmbushen deri në zgjedhjet e ardhshme pa pasur nevojë për ndryshime ligjore. Ky kriter theksoi Osmani, është për arsye të periudhës së shkurtër kohore, por edhe për shkak të rekomandimeve të OSBE/ODHIR, me qëllim që të mos intervenohet me ndryshime në legjislacionin zgjedhor para realizimit të zgjedhjeve.

Në fund të fjalës së tij Zëvendëskryeministri Osmani shprehu shpresë se do të arrihet edhe konsensus i përgjithshëm për Plan 3-6-9, dhe i bëri thirrje opozitës ti mbështes masat nga ky plan, dhe të kyçet, të jetë pjesë dhe të inkorporohet në progresin euro- integrues. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori