Nëse jeni një pritje të ëmbël, dhe po planifikoni të bëni dasmë, ne po ju sjellim disa këshilla shumë të vlefshme që do t’ju vijnë shumë në ndihmë
Koha që do zgjidhni për t’u martuar
Shumë nuse zgjedhin që të martohen në 3 mujorin e parë, për një arsye shumë të thjeshtë: sepse nuk ju duket barku. Por ne ju këshillojmë që të martoheni në tre mujorin e dytë.
Lind pyetja përse? Ju këshillojmë këtë gjë sepse së pari në tre mujorin e parë rreziku i abortit është më i madh. Në atë periudhë ju duhet të jeni sa më të qeta, pa stres dhe duhet të pushoni shumë. Së dyti ngjyra e lëkurës suaj është më e plotë në tre mujorin e dytë.
Gjeni vendin e përsosur për ju
Ka shumë vende ku ju mund të mbani ceremoninë tuaj: në kopshte, restorante elegante, në bregdet.
Blini këpucët në minutën e fundit
Mund t’ju duket jo shumë normale, por është e vërtetë. Këmbët kanë tendencë të enjten gjatë shtatzënisë. Nëse i blini shumë më herët, ekziston rreziku që të mos iu bien më.
Mos vendosni unaza
Ashtu si dhe këmbët, edhe duart enjten gjatë periudhës së shtatzënisë, shkruan revista class. Të vendosësh unaza kur je një nuse shtatzënë nuk është një ide aspak e mirë.
Ushqimi
Kjo është ndër gjërat kryesore që një nuse shtatzënë duhet të zgjedhë me shumë kujdes. Ndoshta ajo është dita më e lumtur e jetës suaj dhe nuk mendoni për gjëra të tjera, por në raste të tilla mbani parasysh pasojat.
Zgjidhni një ushqim që do të jetë i lehtë për ju dhe siguroni që pjatës suaj të mos i mungojë asgjë nga pjata që kanë dasmorët, ose përndryshe do t’ju rrijë mendja aty. Ah, shërbeni alkoolin në pritje nëse dëshironi, por mos harroni të sillni disa shishe verë pa alkool për veten tuaj.
Fustani
Më i rëndësishmi për një nuse. E ke parasysh atë fustanin ngushtë pas trupi që të nxirrte në pah bustin e bukur? Harroje. Përpiqu të zgjedhësh një fustan të lirshëm, të lehtë dhe që ju bënë ju të ndiheni sa më rehat.
Nuk është aspak një pamje e bukur një nuse që është gjatë gjithë kohës duke rregulluar fustanin, aq më tepër për ju që prisni një fëmijë. Përpiquni të mos zgjidhni materiale të thurura dhe sateni pasi rrisin shanset e mbinxehjes dhe sikur do t’ju “mbysin”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëQindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
11 mënyra natyrale për të pasur më shumë qumësht gjiri
Udhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!
Sa zgjat ovulacioni dhe kur mund të mbetem shtatzënë?
Mbretëresha Mary në publik për herë të parë pasi mori titullin e saj të ri
Çka është mezoterapia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë