LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë Ndue Shyti

Ndërron jetë Ndue Shyti

Kë ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare Ndue Shyti, një nga krijuesit dhe instrumentistët më të njohur në botën e muzikës shqiptare.

Me origjinë nga rrethi i Pukës, Shyti i vlerësuar me titujt “Artist i Popullit” dhe “Nderi i Kombit”, është quajtur edhe “Mbret i çiftelisë”, përmes së cilës prodhoi edhe simfoni.


Artisti ishte shumëdimensional, interpretues në pesë vegla, krijues dhe dirigjues në orkestrën më të madhe të muzikës popullore, ku është nderuar me çmimet më të larta të kohës, transmeton noa.al.

Ndue Shyti, njihet ndryshe edhe si “Paganini” i çiftelisë shqiptare.

Ai lindi më 10 shtator të vitit 1934 në Gojan të Pukës dhe njihet si krijuesi i një orkestrine me 100 instrumentistë popullorë në ansamblin “Puka”.