LAJMI I FUNDIT:

Momentet kyçe të spektaklit në natën e dytë të Big Brother (Video)

Momentet kyçe të spektaklit në natën e dytë të Big Brother (Video)

Në natën e dytë të spektaklit ‘Big Brother Albania 9’, dy çifte të reja janë bërë pjesë e garës. Votimi i publikut i përzgjodhi ata mes kandidatëve aspirantë. Por, kjo iu është komunikuar fillimisht si një dalje nga shtëpia.

Danieli e Fotini dhe Damiano e Donjeta janë çiftet konkurrente, transmeton TCH.


Në shtëpinë e beqarëve hynë edhe katër pretendentë të rinj për të qenë konkurrentë të ardhshëm. Klodjana dhe Dona, si dhe Musa e Egnajt.

Vëzhgimi i syrit të “vëllait të madh” është përmbledhur në momentet kyçe të një jave.

Ndërkohë që në shtëpinë e vërtetë të “Big Brother”, Kei dhe Vivi kanë pasur po ashtu një javë me zhvillime, derisa spektakli nuk kaloi pa lojëra argëtuese.

Pjesa më e rëndësishme e këtij “reality show” filloi me nominimet. Gerta dhe Denisi janë nominuar automatikisht, pasi kanë thyer rregullin fillestar duke u zënë me njëri-tjetrin. Ndërkohë që në televotim shkuan edhe Vivi-Kei dhe Ejona-Adem.

Çifti më i preferuar për këtë javë, që do të udhëheqë grupin tjetër, është Fiorentina dhe Olsi.

Loja dhe karakteret janë nën vëzhgim të hollësishëm nga publiku. Spektakli sapo ka filluar dhe befasitë po ashtu.