LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina thellojnë bashkëpunimin në bujqësi

Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina thellojnë bashkëpunimin në bujqësi

Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina sot nënshkruan Memorandum për bashkëpunim në sferën e bujqësisë.

Memorandumi është nënshkruar nga ana e ministrit të Bujqësisë Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Maqedonisë Lupço Nikollovski dhe ministrit të Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike të BeH Mirko Sharoviq në suaza të vizitës zyrtare të delegacionit qeveritar të Maqedonisë në Bosnjë e Hercegovinë.


“Nënshkrimi i memorandumit parqet një hap para në realizmin e aktiviteteve të konfirmuara nga interesi i ndërsjellë, për realizimin e suksesshëm të së cilit në periudhën e ardhshme duhet të punojnë ekipet e të dy vendeve”, thonë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave prej nga theksojnë se në takimin bilateral të dy ministrat janë dakorduar që ekipet e të dy vendeve të formohen sa më shpejt.

Me Memorandumin është paraparë avancim në tregti me prodhime bujqësore dhe ushqimore mes të dy vendeve, që nënkupton krijim të kushteve për tregti të palejuar dhe largimin e barrierave eventuale, lehtësimin e kontakteve mes firmave të interesuara për bashkëpunim tregtar me organizim të takimeve më intensive të odave ekonomike, pjesëmarrje në panaire ndërkombëtare për bujqësi. Njëherit, të dy vendet do të punojnë në organizimin e pjesëmarrjes në tregjet e treta siç është tregu i RP të Kinës.

Në takimin bilateral, të dy ministrat kanë theksuar se marrëdhëniet e ndërsjella në sferën e bujqësisë kanë potencial të madh për avancim të mëtejmë, si nga aspekti i avancimit të këmbimit tregtar me prodhime bujqësore-ushqimore, ashtu edhe në suaza të bashkëpunimit zhvillimor mes institucioneve kompetente në suaza të sektorit bujqësor.

Të dy bashkëbiseduesit kanë konstatuar se avancimi i këmbimit tregtar është puna kryesore në të cilën duhet të orientohen edhe dy vende në periudhën e ardhshme, ndërsa dokumentet për bashkëpunim që nënshkruhen sot sjellin lehtësime për qytetarët. Ministri Nikollovski ka theksuar se Maqedonia është e hapur për bashkëpunim dhe qëndron në dispozicion për ndihmë në procesin eurointegrues të Bosnjë e Hercegovinës, përmes bartjes së përvojave të Maqedonisë./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori