LAJMI I FUNDIT:

Lopez dhe Carey në luftë?

Lopez dhe Carey në luftë?

Jennifer Lopez dhe Mariah Carey raportohet se janë futur në një luftë me njëra-tjetrën, dhe kësaj here për një tjetër person - Nicki Minaj.

Burime thonë se Lopez në mënyrë sekrete po i jep këshilla karriere këngëtares Minaj në tentim për ta ndihmuar ta lërë nën hije Carey-n, në panelin vlerësues të “American Idol”.

“Mariah e sheh Nickin si një insekt të dëmshëm mbi gjithçka tjetër, si një mushkonjë. Por është Jennifer ajo që është nën lëkurën e saj. Ata gjithmonë kanë shpifur për njëra-tjetrën, por Mariah arriti kulmin kur kishte dëgjuar Jenniferin ta telefonojë Nickin dhe t’i ofrojë ndihmë për t’u bërë vlerësuesja më e popullarizuar”.


“Jennifer po e këshillon Nickin në gjithçka që nga mënyra se si t’i trajtojë garuesit deri te çfarë të veshë. Mariah është aq e shqetësuar sa e ka telefonuar Jennifer drejtpërdrejtë dhe i ka thënë asaj të mos përzihet”, ka thënë burimi për mediat amerikane. /Telegrafi/