LAJMI I FUNDIT:

Kosovës i përsëritet historia e 2014-s

Kosovës i përsëritet historia e 2014-s

Rezultatet e prodhuara nga zgjedhjet e 11 qershorit kanë rikthyer Kosovën në vitin 2014 me disa ndryshime dhe rirreshtime të vogla partish.

Protagonist është përsëri PDK-ja, vetëm se këtë herë me vete ka edhe AAK-në e Ramush Haradinajt e “Nismën” e Fatmir Limajt.


PAN-i, si koalicioni që ka fituar më së shumti vota në zgjedhje, do të ketë të drejtën për të krijuar Qeverinë, ashtu siç PDK-ja kishte në vitin 2014, shkruan “Zëri”.

Mirëpo, në situatën aktuale PAN-i ka vetëm 39 deputetë dhe së bashku me minoritetet nuk mund të shkojnë në më shumë se 59 sish.

Në këtë rast atyre u duhen të paktën edhe 2 deputetë nga koalicioni LAA. Deri më tash Lidhja Demokratike e Kosovës, AKR-ja e dhe Alternativa, të cilat krijojnë koalicionin LAA, kanë dalë me deklarata zyrtare se nuk do të mbështesin PAN-in për krijimin e Qeverisë.

Në këtë rast, analistët kosovarë parashikojnë përsëritjen e situatës së vitit 2014, ku nuk ishte arritur që të formohej qeveria për muaj të tërë. Megjithatë ata shtojnë se bllokadë apo jo, kjo varet edhe nga ushtrimi i maturisë së presidentit Thaçi. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori