Ngacmime seksuale të femrave të bukura ka pasur edhe në kohën e diktaturës, e sidomos kur ato ishin këngëtare të njohura. Pas festivalit të 11-të, Justina Aliaj nuk e mbushi kurrë boshllëkun që i la mungesa e artit e megjithatë, pas viteve të nëntëdhjeta, në kohën e lirisë, zgjodhi të largohej.
Shtypjet e vazhdueshme, e bënë të zgjedhë të ardhmen e mirë të fëmijëve. Për vite me radhë nuk është parë apo dëgjuar këngëtarja dhe aktorja e njohur shqiptare. Në vitet e fundit, daljet e saj në skena kanë qenë më të shpeshta. Ka arritur të realizojë ëndrrat që dikur i lanë në mes. Në një intervistë të gjatë për Panorama, Justina ka rrëfyer shumëçka.
Për herë të parë, Aliaj flet edhe për anët e hamendësuara, por të pazbardhura të rretheve artistike të atëhershme! Sigurisht që më fshehtë se sot por avantazhet që kishin disa vetëm sepse ishin “më të gatshme” se ca të tjera, kanë ekzistuar gjithmonë. Aktorja shkodrane ka treguar për diktatorin, ngacmimet seksuale dhe vajzat e privilegjuara.
Duke treguar, Aliaj thotë se kishte nga ata të privilegjuar që nuk ishin artistë të vërtetë.
“Sigurisht që po, por s’mund të jap emra, e ndaluar rreptësisht. Kjo nuk mund të ndodhë me mua. Ata e dinë vetë në radhë të parë a e meritojnë apo jo”, ka thënë ajo.
Më pas, Justina ka treguar se si bëhej karrierë: “Ishte e neveritshme. As nuk e kam dashur kurrë dhe as nuk e kam bërë kurrë, nuk ishte rruga e duhur. Nuk ishte arti i vërtetë, por një art që i shërbente një elite. Kaq. Ne nuk iu përgjigjëm dot asaj”.
Ndërkaq, Aliaj tregon se edhe asaj i janë bërë oferta për të vazhduar karrierën për shkak të hireve e jo talentit.
“Po, ka ndodhur edhe me mua, edhe unë nuk mund t’i shpëtoja atij sistemi. Bëja sikur nuk kuptoja, por pastaj kisha marrë dënimin. Nuk këndoja për kohë e kohë, më hiqnin nga një koncert, nga një tjetër, e kështu me radhë. Është një gjë që më vjen keq që më pyetët, por edhe më vjen keq të gënjej”, ka deklaruar më tej.
Ajo tregon se si bëheshin ngacmimet seksuale: “Kishte. Madje, kur flisnim ngushtë me dy-tri shoqe që kishim, thoshin se ‘e kanë për detyrë’. Ishte e dhimbshme, por secili din vetë çfarë bën dhe e ka për vete gjithsekush”, ka theksuar këngëtarja.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Kriminell”, kënga më e re nga Donna Dafi
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku “godet” Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan – gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori
Egla përlotet gjatë ‘telefonatës imagjinare’ dhe prekëse me babain: Unë mbahem, mbaj mamin – e di ti
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë
"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre