LAJMI I FUNDIT:

Hetohen deputetët Muhiq, Misovski dhe 65 deputetët e shumicës parlamentare në Maqedoni?

Hetohen deputetët Muhiq, Misovski dhe 65 deputetët e shumicës parlamentare në Maqedoni?

Gazeta ditore Dnevnik bën të ditur se Prokuroria Themelore Publike ka caktuar një hetues për të mbledhur dëshmi për procedurë parahetimore ndaj deputetëve Ferid Muhiq, Goran Misovski, kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi dhe 64 deputetëve tjerë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas kësaj gazeta, hetimet do të bëhen për zgjedhje ilegale të kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë më 27 prill të këtij viti. Padia për këtë çështje është ngritur nga Shoqata e qytetarëve për respektim të rregulloreve, nga Manastiri.


Kjo organizatë i akuzon deputetët e shumicës parlamentare për shfrytëzim të detyrës zyrtare dhe kompetencave, duke i tejkaluar të njëjtat dhe në kundërshtim me normat ligjore, kanë improvizuar mbajtjen e një seance në Kuvendin e Maqedonisë, ku është zgjedhur një kryetar i ri i Kuvendit.

Se çfarë do të ndodhë me këto hetime, mbetet që të shohim në të ardhmen e afërt./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori